Connect with us

Aktualitet

Arrestohet 63-vjeçari nga Klosi, dyshohet se tentoi të përdhunonte një grua

Policia e Matit ka arrestuar një burrë, i cili dyshohet se ka tentuar të abuzojë seksualisht me një grua.

Në pranga është vënë shtetasi I.C., 63 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Marrdhënia seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë.

Sipas autoriteteve policore, 63-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë mardhënie seksuale me dhunë, me një shtetase 64-vjeçare.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Dibrës për veprime të mëtejshme.

Advertisement