Kronike
Arrestohet drejtori i Sigurimeve Shoqërore në Sarandë, kreu i PS-së në Finiq
Drejtori i Sigurimeve Shoqërore të Sarandës i cili mban dhe postin e kryetarit të Këshillit Bashkiak Finiq është arrestuar nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të këtij qyteti. NTV.AL mëson se Thoma Kallojeri ishte duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli kur dhe i janë vënë prangat në orët e vona të mbrëmjes së 1 shtatorit 2023. I arrestuari, 67-vjeçari Thoma Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Finiqit