Kronike
Arrestohet Fabio Ballabani, me urdhër të Emiljano Shullazit dhunoi bashkëshortin e gjyqtares Saida Dollani
Policia e Shtetit ka ekzekutuar urdhërarrestin edhe për Fabio Ballabanin një prej emrave të cilët u shpallën në kërkim në kuadër të operacionit të SPAK për goditjen e 7 grupeve kriminale.
Ballabani rezulton të jetë anëtar I bandës së Emiljano Shullazit.
Fabio Ballabani është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ngjarjen e ndodhur në vitin 2019, ku bashkëshorti i gjyqtares Saida Dollanit, Kristaq Prifti, u kërcënua dhe dhunua brutalisht. Me urdhër të Emiljano Shullazit, Fabio Ballabanin alias Fabio Zyberaj alias Ivi Zyberaj, kërcënoi dhe rrahu Priftin.
Drejtori i policisë Rrumbullaku tha se urdhërarresti i është komunuar Ballabanit në një burg të një shteti tjetër ku ndodhet i arrestuar.
Lajmi ne perditesim…