Connect with us

Aktualitet

Arrestohet Gert Shehu, Berisha nuk pranon të shkojë në polici

Sot ish kryeministri, Sali Berisha është thirrur që të dëshmojë në polici për sulmin e djeshëm ndaj tij. Sipas zëdhënësit të tij, Alfred Lela dhuna u pa live dhe Berisha reagoi me deklaratat për shtyp duke shtuar se nuk mund të harxhojë asnjë minutë për policinë që e cilëson politike. Agresori, Gert Shehu është vënë në pranga nga policia e Tiranës, ndërsa masa e arrestit i është komunikuar gjersa ndodhet në spitalin e Traumës ku po mjekohet për plagët e marra pas goditjeve të truprojave të Berishës. Këta të fundit u paraqitën në polici për të dhënë dëshminë e tyre dhe më pas u lanë të lirë.

31 vjeçari, pësoi dëmtime të shumta në fytyrë dhe në trup dhe për rrjedhojë u transportua në spitalin e Traumës ku ende po merr mjekimin e nevojshëm. Ndryshe nga dokumenti shëndetësor i publikuar ku tregohej se 31 vjeçari, Gert Shehu prej vitit 2018 kurohej për probleme të shëndetit mendor, Berisha tha se sulmi ndaj tij kishte qenë i organizuar, ndërsa shtoi se agresori i tij kishte qenë agjent i policisë kriminale.

 

Advertisement