Politike
Arrestohet Ilir Meta, detyrim paraqitje per Kryemadhin
Arrestohet kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, bëjnë me dije burime për NTV.AL
Meta po hetohet në SPAK për skandalin CEZ-DIA, lobimi në SHBA dhe hetim pasuror. Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti
Meta është vënë në pranga me urdhër të tre prokurorëve
Nuk dihet se për cilën çështje është ekzekutuar urdhër arresti.
Ndërkohë, ndaj Metës dhe familjes së tij ka edhe hetim pasuror.
Meta kishte njoftuar në konferencë në 13:40.
LAJMI NE PERDITESIM
Arrestimi i papritur i Ilir Metës, kishte njoftuar konferencë për shtyp në 13:40! Iu vunë prangat te Kthesa e Kamzës teksa ikte me makinë në seli
Arrestimi i Ilir Metës, Berisha e merr në mbrojtje nga ‘arresti shtëpiak’: S’ ka fakte, u zbatua urdhri politik i Ramës
Teksa ndodhej në një konferencë për mediat ditën e sotme (21 Tetor), ish-kryeministri Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpiak prej 30 Dhjetorit 2023, komentoi edhe lajmin e fundit të arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Berisha shpërtheu ndaj kreut të SPAK, Altin Dumani ndërsa tha se sulmon me urdhër të kryeministrit Edi Ramës përfaqësuesit e opozitës dhe e mbron atë në çështje të tjera.
“S’kanë publikuar asnjë fakt për Ilir Metën. Persekutimi i Ilir Metës është politik. Rama përpjekje për të eliminuar kundërshtarin politik.
Persekutimi i Metës është vetëm politik. U zbatua urdhri politik i Edi Ramës. Është radha jonë”, u shpreh Berisha.
Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes
Pas arrestimit të Metës, masë edhe për Monika Kryemadhin, GJKKO vendos detyrim paraqitje ndaj deputetes, sipas burimeve jo zyrtare të gazetares Anila Hoxha.
U arrestua me urdhër të SPAK! Pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie, akuzat ndaj Ilir Metës 👇
Paralajmëroi konferencë për shtyp, arrestohet kreu i PL-së, Ilir Meta
Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është arrestuar pak momente më parë në kryeqytet. Top Channel mëson se Meta ndodhej afër qendrës tregtare Casa Italia në Tiranë në momentin e ekzekutimit të urdhrit të SPAK, konfirmon gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha. Meta është akuzuar për pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish. Deri më tani nuk ka informacion mbi akuzën zyrtare ndaj kreut të PL-së. Megjithatë Meta është paraqitur me parë në dyert e SPAK ku ka folur për dosjen Cez-Dia. Po ashtu në vitin 2022, Meta është kallëzuar në SPAK ndaj ish-deputeti Halit Valteri.