Connect with us

Aktualitet

Arrestohet ish-drejtoresha e Kadastrës së Durrësit

Ish-drejtoresha e Kadastrës në Durrës, Rajmonda Dashi, është arrestuar sot me urdhër të SPAK. Dashi është arrestuar në zyrën e saj. Zyrtarja punonë aktualisht në Drejtorinë e Kadastrës në Kamëz dhe Vorë. Arsyeja e arrestimit të saj mësohet se ka të bëjë për një çështje të nisur 3 vite më parë nga Prokuroria e Posaçme, lidhur me tjetërsimin e pronave kur ajo mbante pozicionin e drejtoreshës së Kadastrës së Durrësit. Po ashtu raportohet se asaj i kanë sekuestruar edhe celularin, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet për ndalimin e saj. Ajo u dorëhoq nga Kadastra e Durrësit në dhjetor të 2021 për shkaqe që ende nuk dihen.

 

Advertisement