Kronike
Arrestohet kambisti në Durrës
Një 60-vjeçar që ushtronte në mënyrë të kundërligjshme aktivitetin e këmbimit valutor në Durrës është arrestuar.
Burime nga policia bëjnë me dije se në vijim të operacionit policor të koduar “Informaliteti” u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në lagjen nr. 9, Durrës, për veprat penale “Ushtrimi pa licencë i veprimtarive financiare”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në rrugë, duke ushtruar veprimtarinë si kambist, pa licencën përkatëse.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan shuma të konsiderueshme parash, të valutave të ndryshme, të cilat shtetasi H. A. i kishte përfituar nga ky aktivitet.
Në muajin prill, ai ishte arrestuar perseri duke kembyer para ne zonwn e quajtur “Valuta” ne Durrws. Edhe atëherë policia i sekuestroi t137 gjitha para, në monedha te ndryshme
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme