Connect with us

Kronike

Arrestohet kreu i klanit Duka/ Leonard Duka i përfshirë në vrasjen e Santiago

Leonard Duka, një ndër autorët e përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko në vitin 2019, është arrestuar kwtw tw martw në Belgjikë. Sipas policisë, 37-vjeçari fshihej në një banesë private, në një provincë të Brukselit.. Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, e ka dwnuar Dukwn me “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak”, të kryera në formën e grupit të strukturuar kriminal. Pas ndalimit në Belgjikë, pritet që ai të ekstradohet drejt Tiranës. Ish-punonjësi i policisë së kryeqytetit, Malko, mbeti i vrarë mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 në një atentat të mirëorganizuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:20 në rrugën “Xhanfize Keko”, kur drejt makinës së 26-vjeçarit Santiago Malko u qëllua me breshëri nga një tjetër makinë në lëvizje. I riu ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai në vitin 2016 ka qenë punonjës i Patrullës së Përgjithshme të Policisë së kryeqytetit. Dyshimet janë se 26-vjeçari u ekzekutua për hakmarrje, pasi mendohet se ishte përfshirë në një ngjarje kriminale të ndodhur në qytetin e Durrësit, një ngjarje që është zbatuar me të njëjtin mekanizëm siç u vra edhe Malko. Për këtë atentat, është dënuar me 25 vite burg Blendi Teta, ndërsa të shpallur në kërkim janë edhe shtetasit Erlis Duka, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku dhe Xhoni Nica.

Advertisement