Bota
Arrestohet pas tre dekadash bosi i mafias në Itali
Pas tre dekadash në arrati, policia italiane ka arrestuar një nga bosët e mafias, Matteo Messina Denaro. 60-vjeçari u arrestua ndërsa kishte shkuar për t’u vizituat në një klinikë private në Palermo. Tani ai do të vuajë disa dënime të përjetshme, ndërsa sipas prokurorisë italiane është përgjegjës për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Matteo Messina Denaro përfundoi në pranga, ndërsa kishte shkruar për t’u vizituar në një klinikë private në Palermo.
Ai u dërgua nga policia në një vend sekret menjëherë pas arrestimit, njoftoi televizioni shtetëror italian.
Messina ishte i fundit nga tre bosët e mëdhenj të mafias siçiliane, i arratisur për një kohë të gjatë dhe i kishte shpëtuar kapjes për dekada pavarësisht se qindra oficerë policie gjatë viteve ishin ngarkuar ta gjurmonin atë. Ai përballet me dënime të shumta të përjetshme.
Sipas prokurorisë italiane 60-vjeçari është përgjegjës për dy sulme me bomba në Siçili në vitin 1992 që vranë prokurorët kryesorë të antimafias, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Arrestimi i Denaros ndodh 30 vjet dhe një ditë pas kapjes në 15 janarit të vitit 1993 të “bosit të bosëve”, Salvatore “Toto” Riina, në një apartament në Palermo pas 23 vitesh në arrati.
Messina Denaro u fsheh në verën e po atij viti, ndërsa shteti italian ashpërsoi goditjen ndaj mafias pas vrasjes së dy prokurorëve.
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni tha se kapja e Messina Denaros është një “fitore e madhe e shtetit, që tregon se ai nuk dorëzohet përballë mafies”.
Bosi i mafies italiane që vendosi rekordin për kohën më të gjatë në arrati ishte Bernardo Provenzano, i arrestuar në një fermë në Siçili, në vitin 2006 pas 38 vitesh si i arratisur.
Fakti që të tre bosët kryesorë të mafias u arrestuan përfundimisht në zemër të Siçilisë, ndërsa ata për dekada ishin në arrati, nuk i ka habitur policinë dhe prokurorët italianë.
Organet e zbatimit të ligjit kanë thënë prej kohësh se ata mbështeteshin në kontaktet dhe konfidencialitetin e njerëzve të afërt dhe anëtarëve të familjeve bashkëpunëtore për t’i zhvendosur të arratisurit nga streha në strehë, për të furnizuar me ushqime si dhe duke ruajtur njëkod heshtjeje të njohur si “omerta”
Të kujdesshëm se mos gjurmoheshin nga përdorimi i celularit, bosët e mafies shpesh përdorin shënime të shkruara të njohura si “pizzini”.