Connect with us

Bota

Arrestohet për trafik droge shqiptari, i përfshirë edhe ish-deputeti italian

Një 39-vjecar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi ishte shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar të drogës.

39-vjeçari është ndaluar në një stacion, pas kontrolleve të kryera nga policia hekurudhore. Pas arrestimit është transferuar në burgun e Fuornit.

Mësohet se për shqiptarin kishte hetime nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Bolonjës, pasi në gusht të vitit 2020 kishte blerë dhe importuar nga Belgjika, rreth 28 kilogramë kokainë të destinuara për t’u rishitur me pakicë në tregjet e Romagna-s.

Ndër të tjera, në furnizimin e dorgës është i përfshirë edhe ish-deputeti italian Gianluca Pini.

Advertisement