Connect with us

Rajon

Arrestohet politikani serb, u prangos vetëm pse kërkoi falje për gjenocidin në Kosovë

Çedomir Stojkoviç, avokati i kryetarit të Partisë Republike Serbe, Nikolla Sanduloviç, ka thënë se klienti i tij është arrestuar nga shërbimi sekret serb (BIA). Arsyeja e arrestimit të tij, ishte vizita e Sanduloviç në Prekaz vitin e kaluar ku edhe kishe kërkuar falje për krimet e Serbisë Politikani republikan serb më 2 janar të këtij viti e kishte shkruar një postim në platformën “X”, ku kishte rikthyer mesazhin për vizitën e tij në Prekaz që kishte ndodhur në shkurtit të viti të kaluar. ”Unë jam i vetmi politikan nga Serbia që kam ardhur për të nderuar viktimat e pafajshme shqiptare, familjen Jashari, në Prekazi. Kërkova falje dhe kërkova falje në emër të serbëve që nuk e bënë këtë”, ka shkruar Sanduloviç. Por sipas avokatit të tij, ky postim është bërë shkak i arrestimit. ”Vetëm 1 ditë pas postimit të tij në rrjetin X ku shpreh ngushëllimet e tij për shqiptarët në Kosovë për eliminimin e 50 anëtarëve të familjes Jashari në vitin 1998, dhe vetëm 1 minutë pasi media e regjimit filloi një fushatë të orkestruar urrejtjeje kundër tij për shkak të atij postimi, fjali të thjeshta që shprehin ngushëllime”, ka shkruar ai.

Advertisement