Aktualitet
Arrestohet shefi i policisë së burgut të Drenovës, ja lidhja e tij me ngjarjen e Peqinit
Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në burgje ka arrestuar shefin e policisë së burgut të Drenovës.
Raportohet se Mariglen Kadiu ka ushtruar të njëjtin funksion në burgun e Peqinit më herët prej vitesh. Ai është arrestuar për shkak të një çështje që i përket këtij institucioni.
Dyshimet janë që mund të ketë lidhje me ngjarjet e fundit të ndodhura në burgun e Peqinit, ku u vra një i burgosur.. Ai është lënë në arrest shtëpie nga gjykata.
Kadiu ka marrë detyrën e shefit të policisë në IEVP Drenovë rreth 8 muaj më parë. Pritet informacion zyrtar nga SHKB lidhur me rastin.