Connect with us

Bota

Arrestohet shqiptari në Itali, vodhi makinën dhe goditi policët

Një shqiptar është arrestuar në Itali për vjedhje dhe dhunë ndaj policisë. Terzobinario shkruan se ngjarja ka ndodhur në 1 maj. Shqiptari, i cili vodhi një makinë Audi Q2 në zonën e Primavalle rreth orës 3:30 të natës u identifikua nga agjentët falë sinjalit të antivjedhjes satelitore të montuar në automjet.

Policia u vu në ndjekje të tij dhe pas disa orësh mundi ta kapte. Por në këtë momenti i riu shqiptar tentoi t’i rrihte duke i sulmuar, por pas pak u prangos. Tani është nën hetim për vjedhje makine dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, si dhe për dëmtim të makinës.

Advertisement