Connect with us

Bota

Arrihet një armëpushim mes Azerbajxhanit dhe Armenisë .

🇷🇺🇦🇲🇦🇿 Pak para mesnatës me kohën e Moskës, pas bisedimeve 11-orëshe midis Ministrit të Jashtëm Rus Sergej Lavrov me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Azerbajxhanit Xhejhun Bajramov dhe Ministrin e Jashtëm të Republikës së Armenisë Zurab Mnacakanjan në kryeqytetin rus Palët ranë dakord të nënshkruanin dokumentin e mëposhtëm.
“Në përgjigje të adresës së Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin dhe në përputhje me marrëveshjet e Presidentit të Federatës Ruse Vladimir Putin me Presidentin e Republikës së Azerbajxhanit Ilham Alijev dhe Kryeministrin e Republikës së Armenisë Nikoll Pashinjan, palët ranë dakord për hapat si vijon:
1. Deklarohet një armëpushim nga ora 12:00 në mesdite më 10 tetor 2020 për qëllime humanitare për të shkëmbyer të burgosurit e luftës dhe personat e tjerë të ndaluar si edhe trupat e të vdekurve, me ndërmjetësimin dhe në përputhje me kriteret e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
2. Për parametrat specifikë e regjimit të armëpushimit Palët do të bien dakord shtesë.
3. Republika e Azerbajxhanit dhe Republika e Armenisë, me ndërmjetësimin e bashkëkryetarëve të Grupit të Minsk-ut të OSBE-së, mbi bazën e parimeve themelore të rregullimit të konfliktit fillojnë negociatat thelbësore me synimin për të arritur një zgjidhje paqësore sa më shpejt të jetë e mundur.
4. Palët konfirmojnë pandryshueshmërinë e formatit të procesit të negociatave
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *