Pinknews
‘Arrogante pas famës’, Antoneta nuk kursehet ndaj Kiarës
E ftuar në “S’e Luan Topi”, Antoneta tha se Kiara është bërë arrogante pas famës dhe nuk i konsideron më mjaftueshëm njerëzit rrotull, sa t’iu thotë një përshëndetje.
“E kam takuar Luizin në ambientet e Top Channel. Madje një batutë e tij së fundi ishte “ngeli në Top kjo”, por nuk është se edhe ai ka ngelur më pak në Top. S’ka ndonjë gjë të keqe të jesh në Top, por ndoshta e ka pasur në sensin që mbeti studiove televizive ose diçka e tillë.
Me Kiarën kam rastisur më shumë gjatë emisioneve që vazhdonin deri në finale dhe pas finales dhe kam vënë re këtë tendencën e saj të të ecurit drejt dhe të mos parit asnjë person që është anash. E kam në kuptimin që nuk ka folur, nuk ka qenë shumë përshëndetëse dhe nuk ka pasur atë sjelljen që ka pasur në Big të paktën. Mund t’i ketë ndikuar pak edhe elementi i vëmendjes, i famës që ka marrë dhe mendoj se nuk i sheh të gjithë mjaftueshëm për t’i përshëndetur”,– tha Antoneta.
Komentit të Erjonës se në varësi të sjelljes të përgjigjen edhe të tjerët, Antoneta u përgjigj se ato zarfat e zinj që merrnin në Big për sjellje të keqe, i mbanin në qendër të vëmendjes. “S’po dimë më se si të sillemi tani”, tha Antoneta.