Connect with us

Lifestyle

Arsyeja pse njerëzit qëndrojnë një një lidhje kur nuk janë të lumtur

Ka shumë arsye pse njerëzit qëndrojnë në një marrëdhënie jo të lumtur. Ndoshta çifti lëviz në të njëjtat rrethe, ndoshta është ndjenja se dikush është gjithmonë aty, apo fakti që divorci mund të ndikojë negativisht tek fëmijët. Kuptohet, përpara se të marrin vendimin për t’u ndarë apo për t’u divorcuar, të gjithë pyesin veten për arsyet e ndryshme pse ndodhen në një situatë të tillë.

Psikologia amerikane Jill P. Weber paralajmëron për një arsye (ose justifikim) shumë të zakonshëm dhe të rrezikshëm për të vazhduar në një marrëdhënie jo të shëndetshme: turp për dështimin

“Shumë njerëz qëndrojnë në marrëdhënie jofunksionale, të pakënaqura, madje edhe të dhunshme, sepse e barazojnë ndarjen me një dështim personal”, thotë psikologia.

Njerëz të tillë e perceptojnë ndarjen ose divorcin si turpin më të madh, por sipas psikologëve, qëndrimi në një marrëdhënie të pakënaqur fsheh një rrezik shumë më të madh. Për shembull: në një marrëdhënie që të shqetëson shumë, duhet të fshehësh shumë emocione, është e pashmangshme, nuk është zgjidhje. Njerëzit që mbyllin sytë ndaj realitetit zakonisht humbasin gëzimin e tyre në jetë, thonë ekspertët.

Në planin afatgjatë, kjo do të bëjë më shumë dëm sesa përballja me frikën tuaj. Një ndarje nuk është një dështim.

Divorci nuk ka të bëjë absolutisht me dështimin personal, por me harmoninë ndërpersonale dhe faktorët e jashtëm”, thotë Jill P. Weber.

Jini të dhembshur me veten. Qëllimi nuk është të arrini perfeksionin, por të gjeni atë që ju bën të lumtur dhe të kënaqur.

Advertisement