Aktualitet
Artan Fuga për ndarjen nga jeta të Ismail Kadaresë: Nuk do e harroj kurrë mesazhin e tij…
Akademiku Artan Fuga ka folur për ndarjen nga jeta të kolosit të letërsisë shqipe, Ismail Kadare, që u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 88-vjeçare.
Profesori kujton një moment kur ishte student dhe u ftua Ismail Kadare, ku një nga studentët e pyeti “je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili”, dhe përgjigja e tij ishte e paharrushme sipas Fugës “kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar”.
Kulturën historike të vendit tonë e përdori si lëndë estetike për të ndërtuar vepra letrare. Unë mendoj se një intelektual i madh si Kadare nuk ka nevojë për nderime. Po ta shikosh qëndrimin e Kadaresë, e ka shprehur me natyrën që kishte dhe me qëndrimet që mbante, një intelektual i madh kishte një vepër që shteti politika shpesh herë e bombardonin e lodhnin, e censuronin, i bënin presion. Nuk mendoj se për të sot ka ndonjë rëndësi të madhe, por nuk besoj se një njëri i përmasave te tilla na nevojë për ndere të shtetit.
Kam fatin e madh, sa herë e kam takuar kam përjetuar një lloj presioni. Sado që ishte shumë shoqëror dhe shumë i thjeshtë, me shakatë dhe ironitë e tij ta bënte takimin shumë të mirë. Mbaj mend një gjë që mund ta tregoj, kemi qenë në vitin e fundit të studimeve universitare, në 1978 dhe ftojnë Ismail Kadarenë. Ne ishim një grup studentësh që studionim për filozofi, na vjen Ismaili, dhe dikush nga ne e pyet për ta ngacmuar pak se ai nuk e përtonte ironinë dhe e pyet i thotë ti je një shkrimtar i madh por je te 50-tat, nuk të vjen keq që të ka ikur jeta, nuk na ke zili?
Ai tha kurrë nuk do doja ta filloja një ditë që ka kaluar nga e para, kam bërë në maksimum dhe nuk do doja të rrëzoja këtë botë shpirtërore dhe intelektuale që kam ndërtuar. Nuk e harrojmë kurrë atë mësim që tha, ideja ishte që nuk ka rëndësi se në ç’moment biologjik të jetës je por çdo ditë e jetës tënde ndërton një botë shpirtërore. Ishte një gjë me vlerë shumë të madhe”-u shpreh Artan Guga.