Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha: Autori i dyshuar i sulmit ndaj Top Chanel është kapur

Gazetari i njohur Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se një nga personat e dyshuar si autor të sulmit të armatosur ndaj godinë së televizonit Top Channel, ku mbeti i vrarë edhe roja i objektit, është kapur, ndërkohë që përgatitetj të kryente një atentat.  Sipas Hoxhës, ky person u kap i armatosur në Vlorë, gati për të kryer atentatin, ndërkohë që deklaroi se po punohet për kthimin e tij në një bashkëpunëtor.

“Është kapur një person që dyshohet për sulmin ndaj Top Channel. Është kapur në 7 gusht, ka qenë në jug për të kryer atentat. Është i dyshuar si autor, në sulmin që i është bërë medias kombëtare Top Channel. Kishte mesazh për botën e medias. U godit një media e madhe dhe kaloi në heshtje. U kap i armatosur, për të kryer atentat. Pra është person i dyshuar si vrasës me pagesë. Nga hetimet e deritanishme, ata kanë çuar mesazh kërcënimi ndaj Top Channel, roja ka marrë plumbin. Po punohet që ai të kthehet edhe në bashkëpunëtor, meqenëse është kapur në ngjarje flagrante. Jemi ende larg pjesës për çfarë ndodhi ai sulm. Media nuk është sulmuar në këto nivele dhe përmasa. Kështuqë është një gjë që ngelet për t’u parë në ditët në vijim”

Advertisement