Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha: Beleri po shtyn gjyqin sepse kërkon të shkojë si “martir” në zgjedhjet europiane

Fredi Beleri, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për blerje votash, ka apeluar vendimin dhe tashmë pret zhvillimin e sencave në Apel, por ditën e sotme Beleri dhe avokatët e tij nuk u paraqitën në seancë.

Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, tha se kjo është një strategji e Belerit për të shtyrë gjyqin, që të mos ketë vendim të formës së prerë dhe ai të shkojë në zgjedhjet e qeshorit për eurodeputet si “martir”.

“Shyqyr që ia arrita ditës që Beleri të kërkojë shtyrjen e gjyqit. Kanë dy vite që thonë po na vonojnë. Beleri nuk sjell avokat, nuk paraqiten. Apelimin e ka bërë Beleri dhe nuk paraqitet në gjyq. Pse nuk shkon?

Edhe pse gjykata e caktoi shpejt datën tjetër, nuk besoj se do të shprehet me vendim. Nëse do të kishim vendim të formës së prerë, atëherë pastaj do të shkonte në zgjedhjet europiane, si person i dënuar me vendim të formës së prerë.

Pra Beleri po kërkon të shkojë në zgjedhje si martir. Mitsotaqisit i duhen votat dhe Beleri i bën disa vota. Fredi Beleri ka 30 vite këtu dhe nuk është marrë njeri me të.  Për votat e ekstremit të djathtë e do Belerin ai, pse për çfarë e do?

Kjo histori u bë e përditshme dhe i ra pesha në Shqipëri, por në Greqi janë në kulmin e fushatës, do të shohësh se cfarë kanë nxjerrë mediat greke”, tha Hoxha.

Advertisement