Politike
Artan Hoxha: Ja për se akuzohet Ilir Meta në aferën 600 milionë euro CEZ-DIA
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka treguar se për çfarë është duke u hetuar konkretisht Ilir Meta në aferën 600 milionë euro të njohur si “CEZ-DIA”. Sipas gazetarit Hoxha, bëhet fjalë për një dosje voluminoze me numër 55 hetimet për të cilën kanë nisur në korrik të 2019-ës dhe është hetuar nga vetë kreu aktual i SPAK, Altin Dumani. Sipas gazetarit Hoxha, janë disa episode, në këtë aferë që konsiderohet si më e madhja për dëmin që i ka bërë shtetit shqiptar, por Meta dyshohet për influencën që ka ushtruar në Çeki që kompania e njeriut të tij të afërt Kastriot Ismailaj, të kishte mbledhjen e borxheve të CEZ
Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”:
Deri tani i vetmi i gjykuar në këtë histori është pronari i DIA, Kastriot Ismailaj, i cili bëri 10 vite burg dhe iu sekuestruan 5 milionë euro. Ai rezulton njeri i afërt me zotin Meta që para kësaj çështjeje. Kjo çështje është hetuar disa herë dhe është mbyllur.
Kallëzimi i parë për CEZ-DIA është bërë kundër Sali Berishës dhe Genc Rulit, është pushuar, kallëzimi për të cilin Meta është sot, është dosja nr/55 e ndjekur direkt nga zoti Dumani, ka filluar në Korrik të vitit 2019 është hetuar nga zoti Dumani vetë. Dhe unë në cilësinë e personit që ka dijeni kam shkuar. Në këtë dosje Ilir Meta është akuzuar se në vitin 2009 ka ndikuar përmes ambasadorit tonë në Pragë, në këtë situatë, Meta akuzohet se ka shfrytëzuar pozicionin e tij për të shfrytëzuar kompaninë çeke CEZ që mbledhjen e borxheve ta bënte DIA, me pronar Kastriot Ismailajn. Ky i fundit ka marrë 1.5 milionë euro pa u firmosur ende marrëveshja. Prokuroria ka filmime, dëshmi, prova, udhëtime të Metës me Ismailajn. Është ndryshuar çmimi i energjisë elektrike, është ulur me 30%, këtu është një 3 milionsh që ka dalë për ryshfet. Pjesa tjetër bëhet fjalë për 6.8 milionë euro që janë marrë “cash” me valixhe.
Është Elvis Mata ai që është kërcënuar dhe është detyruar të ikte nga Shqipëria. Mata dhe ish-drejtori i CEZ Joseph Hejsek kanë dëshmuar në Vjenë. Në dëshminë që jep Elvis Mata, ai shpjegon me detaje se si janë bërë pagesat. Nga paratë e DIA-s kemi paguar lekë për zgjedhjet. Unë kam dorëzuar edhe dëshminë e Elvis Matës.
Janë edhe dy biznesmenë, njerëz të afërt të zotit Meta, që i kanë thirrur në prokurori dhe u kanë marrë celularët.
TEMA