Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha nxjerr urdhrat e komandantit të Gardës në 21 Janar

Artan Hoxha ka folur për hetimet e 21 Janarit 2011, të cilat ende nuk kanë nxjerrë përgjegjësit për vrasjet në bulevard.

Hoxha tha në emisionin “Të Paekspozuarit” se Prokuroria ka dështuar me hetimin. Ai gjithashtu paraqiti në emision një regjistrim të komunikimit audio mes gardistëve, ku dëgjohet qartë që drejtuesi i Gardës urdhëron për hapjen e zjarrit ndaj protestusve, çka tregon sipas gazetarit, se vrasjet kanë qenë të urdhëruara dhe përgjegjësia nuk mund të bjerë vetëm mbi disa gardistë.

“Duhet të hapet zjarr luftarak, ky është urdhëri, gjakos, qëllo”, dëgjohet në regjistrimin që disponon gazetari Hoxha.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

“Është një regjistrim i cili ka fiksuar komunikimin e drejtuesve të lartë të gardës në një kanal të dedikuar vetëm për ata. Ky komunikim edhe në vendimin e parë të gjykatës, është thënë që nuk ekziston dhe garda nuk ka patur servera. Pra është thënë nuk kanë punuar.

Ky regjistrim tregon se jo vetëm kanë punuar dhe kanë komunikuar por vrasjet janë fiksuar me urdhër. Komandati i Gardës thotë të hapet zjarr dhe pas shtatë sekondash thotë të ndalohet zjarri. Më pas kërkon të sillet municion sepse ëhtë harxhuar municioni.

Unë e nxorra regjistrimin pas 21 Janarit. U bënë disa kallëzime dhe çështja u çua në SPAK, ndërkohë që ajo është nën hetim nga Prokuroria e Tiranës që prej vitit 2012. Ka hetimin për vrasjen e Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës. Edhe këtë vit u gjet një kleçkë tjetër dhe u tha që predha që u gjet në kokën e Aleks Nikës u dërgua në Itali, në fakt ka 9 muaj që është dërguar. Ajo është provë që e ka kontrolluar laboratori i FBI, nuk e di se çfarë mund të bëjnë laboratorët e tjera.

U sulmua prokuroria e Tiranës, nuk mu duk normale. Nuk flitet me deklarta me Prokurorinë por flitet me shkresa dhe me prova. Disa agjenci varen nga Kryeministria. Ajo deklaratë e Ramës, bëri që të reagojë Prokuroria. Prokuroria thotë kemi marrë tekstn e inçizimit dhe atë që është thënë në televizion. Nuk ka nevojë prokurori të më kërkojë mua, kur unë e bëj publike. Ajo është bërë publike, vendoset në dosje dhe vijon puna. Nëse përbën provë e vendos gjykata.

Ky material, që është marrë me diktofon, një njeri me akses mbi radiot e drejtuesve e ka përdorur diktofonin dhe e ka regjistruar komunikimin, para, gjatë dhe pas vrasjeve. Pas vrasjeve komunikimi është edhe më i ftohtë sikur nuk ka ndodhur asgjë. Vendimi 100 që është dhënë nuk bazohet në prova dhe fakte. Nuk kemi vrasje aksidentale nga plumba rikoshetë, por vrasje që janë bërë me urdhër në mënyrë të koordinuar dhe me armë të shtetit shqiptar.

Ata nuk janë thjesht rekrutë që mund të kenë humbur toruan, por me drejtuesin më të lartë të gardës.

Nuk e dorëzuam materialin, sepse nuk kishim besim se do të hetohej dhe pas një viti tregon se kemi patur të drejtë. Materiali i publikuar nga media, të çon në, a ekziston ky server? Kjo na e tregoi ekspertiza e FBI, për kamerat, që tha se serveri është fshirë pasi është kopjuar materiali. Në rastin konkret i sollëm prokurorisë një fakt që ky material ekziston dhe ka edhe provën që vendimi i parë i gjykatës është i padrejtë.

Hoxha hap inçizimin: “Duhet të hapet zjarr luftarak, ky është urdhëri”. “Gjakos, qëllo”. Pastaj vjen urdhëri i dytë pas shtatë sekondave për të ndaluar.

Në një fragment për 7 sekonda ka ndodhur kjo hata.

Pas 13 vitesh, një ngjarje kaq e dokumentuar është pa autorë. Ne merremi me predhën, se kush armë e nxorri, kur në fakt është ngjarje krejt tjetër. Ngjarja është me një dimension tjetër. Nuk është punë gardistësh. Kjo është një çështje krejt tjetër. Vendimi i Gjykatës së Strasburgut është një shpresë, sepse çertifikoi se ky është një krim shtetëror.

Cfarë ka ndodhur deri tani?

Deri tani, nuk u pyet as Sali Berisha, as Bamir Topi, Ilir Meta dhe Edi Rama, as deputetë të tjerë që iu hoq imuniteti.

Advertisement