Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha për Berishën: I ka duart me gjak, ka varrezë private

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave tw ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi ai e quajti gazetarin e njohur anëtar të bandës së Bajrave. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se Berisha po e sulmon me stil tipik mafioz, duke kërkuar ta vrasë me duart e të tjerëve. Gazetari tha se kjo nuk është hera e parë që sulmohet nga ish kryeministri, ndërkohë që renditi një sërë ngjarjesh të rënda për të cilat bën përgjegjës Berishën. Po kështu Hoxha deklaroi se nuk ka patur mbrojtje nga asnjë shoqatë e gazetarëve, pavarësisht sulmit brutal nga Berisha dhe as nga kryeministri, që mbrojti një botues, por nuk tha asgjë për sulmin ndaj tij.

“Çfarë kam patur ia kam thënë në sy Sali Berishës. Ia kam thënë në një debat live, që shqyr zotit e rrejti mendja dhe doli përballë me. Të flasë për krime Berisha që i ka duart të lyera me gjak… Ai ka bërë një varrezë private, duke filluar nga Remzie Hoxha. Isha me djalin e Remziut dhe nuk  i kthejnë as kufomën. Ai djali është rritur jetim dhe fëmijës së parë që i ka lindur i ka vënë emrin Remzi. Remzi Hoxha u rrëmbye dhe u zhduk nga shërbimi sekret i Sali Berishës dhe akoma nuk i ka kthyer kufomën. Kemi si detyrim si shtet për t’ia kthyer të paktën nipit të Remzi Hoxhës. Remzi Hoxha është dëshmor, emrin e të cilit e mbajnë rrugë në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut. Dhe shumë shpejt do të mbajë një rrugë edhe në kryeqytet, në Tiranë.  Më bëhet qejfi që ka reguar, do të thotë që nuk flasim kot. Jo vetëm na paska ndjekur por i paska djegur. Reagimi i Berishës ndaj meje, sepse ai përmendi edhe persona të tjerë. Një botues tjetër e mbrojti kryeministri. Nuk di ndonjë shoqatë gazetarësh, mua nuk më ka mbrojtur njeri. Unë jam i ri mund ta mbaj burgun, ai se mban dot. Ai ka vajtur si Pinoçeti, nuk të çon njeri në burg 80 vjeç, por i kanë marrë pasaportën. Ai solli mesazh të koduar, është akt burracakërie dhe nuk është hera e parë.

Ai tha “është hjeksi i një djali”, përmendi një djalë, një rast që unë e kam denoncuar dhe PD ka deklarata zyrtare për denoncimin tim. Është kanabizimi i Shqipërisë në 2015. Çfarë ndodhi, katër muaj më mbrapa ky personi u ekzkutua, në 19 dhjetor, Jani Kollcinaku, është rrëmbyer, është torturuar dhe goditur me dy plumba pas koke. Tani këtë rast Sali Berisha, çfarë ka bërë? Këtë ngjarje, pasi ka bërë debat me mua, e ka kthyer dhe ka thënë që këtë person e ka dekonspiruar Artan Hoxha, ndërkohë unë me familjen e tij kemi bërë të gjithë përpjekjet për të zbuluar kush e vrau. Berisha nuk ka as kurajon të të vrasë me ato grupet komando, por do të të vrasë me dorën e të tjerëve. Nuk është hera e parë që ma ka bërë. Akti më burracak është kjo, që do të të vrasë me duart e të tjerëve. Pse i dogji ajo që thashë unë? Ne e kemi patur Bardh Spahinë në studio dhe unë i kam thënë që bandat në Shkodër po ndikojnë. Dhe doli siç i thamë ne, që krimi i organizuar është i përfshirë dhe është me mazhorancën. Në zgjedhjet e vitit 2021, Bajrët janë të filmuar dhe dokumentuar, mjetet e blinduara të Behar Bajrit, kanë qenë në fushatë me flamujt e Partisë Demokratike. Kjo nuk do të thotë që PD është anëtar i Bajrave. Pse e bën Berishë këtë? Denoncon vetëm njërën palë, jo tjetrën. Gjuha që përdor Berisha, është gjuha e bandës rivale të Bajrave.

Unë nuk kam qenë pjesëtar i ndonjë bande, por një gjë e kam arritur, faktin që ish kryeministri dhe sh Presidenti i vendit, kam kërkuar të vihet në dispozicion të drejtësisë. Kam dhënë fakte boll, nuk po them 21 Janari dhe Gërdeci…. Ka vrarë njerëzit në Bulevard dhe ka mbrojtur edhe vrasësit. Pse ai përdor këtë me Bajrët dhe rivalët e Bajrave? Kërkon, nëse nuk çon ujë në mullirin e Berishës, të heq qafe me duart e të tjerëve. Nëse ai del sot dhe thotë nuk e njoh Erzen Brecanin? Erzen Brecani ka rrezikuar jetën e vet dhe të familjes, për të mbrojtur Berishën. Unë e njoh Breçanin, e kam mik dhe është në çështje gjyqësore që do ta vendosë drejtësia. Është oficer i RENEA që ka marrë pjesë në numrin më të madh të operacioneve me shkëmbim zjarri. Çfarë bën Berisha në këtë moment? Pse i dhëmbi pjesa e kullës? Kur nuk është i përfshirë, le ta lërë kullën. Një njeri që deri dje konsiderohej i paprekshëm, sot është në dispozicion të drejtësisë. Kur i shkon letra, fshihet ai. Unë sot do të luftoj që të drejtat e qytetarit Sali Berisha ti garantohen sipas Kushtetutës. Sali Berisha si shtetar, është gjë tjetër. Të respektohet Kushtetuta dhe ti garantohet liria dhe e drejta si çdo qytetar. Mendoj se porblemi më i madh që ka Shqipëria nuk është Berisha, por mazhoranca. Jam marrë me Berishën kur ishte mbret dhe jo sot. Në vend të merremi me skandalet, ne merremi me gjëra të kaluara. Zoti Berisha e bëri deklaratën të transmetuar live në të gjithë mediat kombëtare. Unë nuk kam aksesin e tij, mbrojtjen e tij, asnjë shoqatë nuk më mbrojti, as kryeministri nuk më mbrojti siç bëri me dikë tjetër. Ai nuk ka tentuar një herë të më vrasë mua por disa herë, tani tenton me duart e të tjerëve. Atë gjuhë që përdor ai, që flet nga selia…”, tha Hoxha.

Aktualitet

Anila Hoxha: Grupet kriminale ofruan 1 milion euro për “kokën” e Durim Bamit

Anila Hoxha e ftuar në “Breaking” ka treguar intrigat dhe prerjet në besë mes të fortëve të grupeve kriminale.

Ajo tregon se anëtarë të grupeve kriminale kanë ofruar 1 milion euro për kokën e Durim Bamit dhe se mjaft hapur kanë kërkuar kërkuar vrasës me pagesë edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.

Anila Hoxha: Hetimet do të fokusohen tek hetimi pasuror jo vetëm të individëve që i përkasin botës së krimit, por gjithashtu edhe ndaj ish-zyrtarëve të policisë, mes tyre edhe ish-drejtori i Policisë së Lezhës, i cili do të ketë një hetim të detajuar pasuror dhe do të ketë të njëjtin fat të hetimeve pasurore me shumë mundësi edhe sekuestrove sa më shpejt edhe ish-zyrtari i policisë, ish-drejtori i Forcave Operacionale Oltion Bistri, i dorëzuar pak ditë më parë nën akuzë para gjykatësit paraprak me disa persona të tjerë, midis tyre edhe Pëllumb Gjoka.

E sigurt është që për Ervis Martinaj teksa vijon të jetë i mbuluar me mister fati i tij prej dy vitesh, tani më është në fuqi një mandat i tretë arresti dhe bëhet fjalë edhe për dosjen më të fundit të konsideruar si një nga sukseset hetimore, pavarësisht se shumica e tyre nuk janë arrestuar ende.

Është një sukses sepse hedh dritë mbi mënyrën mbi skemën sesi krimi i organizuar vepron dhe shkëmben favore midis njëri-tjetrit për të eliminuar kundërshtarët. Shtrirja e aktivitetit të këtyre grupeve me aleanca kaq të forta për vrasje, ajo që është provuar, të paktën jo vetëm nga aplikacionet që ata kanë përdorur, por edhe nga dosjet e tërhequra vërtetojnë se grupi dhe anëtarët, pra 50 persona, shumica e tyre po ndërvepronin për të eliminuar kundërshtarët për ngjarjet që kanë ndodhur dhe që kanë dështuar më pas, pra nuk kanë ndodhur vrasjet, disa prej tyre midis viteve 2019-2021.

Shikohet një aleancë shumë e fortë në dosjet hetimore midis Arben Ndokës i cili ka qenë deputet i parlamentit dhe këmbëngulja e tij për të eliminuar kundërshtarin dhe atë që konsideron si armikun Durim Bamin për të cilin anëtarët e tjerë të grupeve kriminale diskutojnë se ata janë gati të paguajnë mbi 1 milion euro për ta realizuar ekzekutimin e tij.

Nga ana tjetër edhe përgatitjet e Durim Bamit por edhe Endrit Dokles gjithashtu të dy të kërkuar, janë shumë këmbëngulëse përsa i takon përpjekjeve për të eliminuar Arben Ndokën. Ata flasin hapur për gjetje vrasësish në Shqipëri, por arrihet deri në një pikë se ish-deputeti Arben Ndoka thotë se kishte dëgjuar për vrasës të cilët ishin më punëmbaruar sipas tij dhe e kishte fjalën për vrasës që mund të silleshin nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut.
Continue Reading

Aktualitet

Kosova si arenë e gladiatorëve, rivaliteti mes Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë

“Në Kosovë, britanikët udhëhiqen nga politika e SHBA-së dhe ndjekin interesat amerikane në masën më të madhe”- keshtu ka vleresuar , gazetari serb Filip Rodiç, dhe se ekziston një rivalitet shekullor mes Britanisë dhe Gjermanisë, rivalitet i cili reflektohet edhe në fushën per Kosovën.

“Ajo që thuhet për Britaninë e Madhe, se në të vërtetë ka qene dhe eshte “aeroplanmbajtëse amerikane” ne 50 vitet e fundit, mendoj se është e vërtetë edhe kur bëhet fjalë për Kosovën” – deklaroi Rodiç duke shtuar: – “Hashim Thaçi ishte produkt i inteligjencës franceze, të cilin më pas e morën amerikanët kurse FARK-u i Ibrahim Rugovës ishte më shumë i lidhur me Gjermaninë. Dhe ka pasur nga ato raste të arrestimeve para pesë-gjashtë viteve të disa gjoja spiunëve gjermanë në Kosovë, gjë që tregon se ka një rivalitet të ndërsjellë mes tyre dhe britanikëve, se ata nuk janë tamam si dora dhe doreza në një shpirt”- theksoi Rodiç.

Sipas tij, fakti që Britania u largua nga BE tregon fuqinë e saj, jo të kundërtën.

“Pra, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të dalë nga BE-ja, dhe së dyti, se ishte mjaftueshëm e fuqishme për të ruajtur statusin e saj pas daljes nga Unioni. Ata po kërkojnë të ruajnë dhe forcojnë interesat e tyre në mbarë botën, përfshirë Kosovën” – theksoi gazetari serb.

Sipas tij, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka një politikë të përbashkët monolite të BE-së ndaj Kosovës, edhe pse në praktikë tregohet se administrata e Brukselit është sponsor i pavarësisë së Kosovës.

Siç tha ai, jo vetëm pesë anëtarët e BE-së që nuk e njohin shkëputjen e Kosovës kanë qëndrim ndryshe nga të tjerët, por edhe disa vende si Hungaria që e njohin shkëputjen nuk e pranojnë saktësisht në të gjitha aspektet atë që kërkon Brukseli.

Përsa i përket ndikimit të Britanisë së Madhe, mendoj se, si në shekujt e kaluar, bazohet kryesisht në punën e tyre të inteligjencës dhe në prapaskena. Ka një thënie që i atribuohet Mahatma Gandit, që thotë se aty kur sheh dy peshq në fund të oqeanit, ka një nëndetëse britanike, ndryshe nga gjermanët, për shembull, që duken shumë më të hapur dhe konkretë. Britania është ende anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ajo ka një ndikim shumë të madh në ish-kolonitë e saj, në vendet e Komonuelthit, nëse jo nga forca, të paktën nga paratë që ka në dispozicion, të cilat janë të mëdha dhe domethënëse”- theksoi Rodiç.

Kur është fjala për mbështetjen e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, ai theksoi se Gjermania dhe Franca “të cilat ishin avokatët më të zëshëm të idesë së anëtarësim të Kosovës në Këshillin e Evropës, me sa duket kanë hequr dorë së fundmi”.

“Sepse nga Gjermania, Franca, Italia është dëgjuar të thonë se Kosova nuk duhet të pranohet në KiE para se të plotësohen disa kushte, para së gjithash asociacioni, kurse Britania e Madhe shfaqet shumë komode si dikush që do të marrë flamurin e lobimit për anëtarësimin e Kosovës teksa janë në një front me SHBA-në”- potencoi Rodiç.

Continue Reading

Aktualitet

Altin Dumani zbulon hetimin: Një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në Shqipëri! Si u zbulua

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka zbuluan skemën se si një biznes shqiptar tentoi t’i krijojë akses mafies ndërkombëtare në vendin tonë.

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme deklaroi se biznesi tentoi t’i jepte akses mafies për të integruar të ardhurat në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave dhe më pas, tha Dumani, do të tranferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas jashtë vendit.

Por kreu i SPAK deklaroi se u zbulua pas bashkëpunimit me bankat e nivelit të dytë duke bërë që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Dumani: Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat ndërkombëtare kriminale  si mafia italiane,

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte.

Continue Reading

Aktualitet

Do të ketë të penduar, Topalli për operacionin e SPAK: Informacione për fatin e Ervis Martinajt

“Do të ketë persona të penduar”, tha gazetarja e kronikës së zezë, Aida Topalli.

Gazetarja e Replika.al tha se mund të dalin informacione për fatin e Ervis Martinajt, pasi personat e arrestuar kanë pasur konflikt të drejtpërdrejtë me porositësit e vrasjeve.

Sakaq theksoi se ‘Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin’.

“Ka pasur tentativa të tjera të Martinajt për të sheshuar konflikte me armiq të tij, jo vetëm me Leonard Dukës. Martinaj dhe Duka në dosje kërkojnë të ulin gjakrat, edhe pse donin të vrisnin njëri-tjetrin.

Do të kemi një të penduar. Një ose edhe më shumë. Nëse do kemi atëherë do jenë mjaft të informuar. Porositësit e ngjarjeve kriminale kishin kontakte të drejtpërdrejtë me ta. Pse jo informacion edhe për fatin e Ervis Martinajt.

Gentjan Bejtja kishte dhe armiq të tjerë dhe çfarë bëjnë grupet kriminale? Në vitin  2022 që përkon me zhdukjen e Martinajt, unë kam shkruar një artikull ku thuhej se Ervis Martinaj u shit nga njerëzit e tij më të afërt. Na lind pikëpyetja ose është ende gjallë pasi organet e hetuesisë nuk kanë një përgjigje.”, tha ajo.

Continue Reading

Aktualitet

VIDEO: Shkarkohen dy moderatorët e mëngjesit në RTSH, e pabesueshme gafa që bëjnë

Ditën e sotme emisioni ‘Mirmëngjes Shqipëri’, i cili moderohet nga Valbona Mhilli dhe Ermal Qori nuk vijoi transmentimin si çdo ditë tjetër.

Spas burimeve të ‘IconStyle’ bëhet me dije se kjo ka ndodhur pasi Valbona dhe Ermali janë pushuar nga puna.

Arsyet e largimit të tyre nga ky program ende nuk dihen, mirëpo duhet t’ju kujtojmë se së fundmi, në rrjet janë bërë virale disa pjesëza nga emisioni i tyre, i cili nis që në orën 06:00 të mëngjesit.

“Holauskët” është shqiptimi që Valbona bëri për holokaustin dhe ky moment u bë viral, duke u komentuar së tepërmi në rrjet.

Gjithashtu dy moderatorët nuk dinin të lexonin fjalën Auschwitz, duke fajësuar gjermanishten!
Continue Reading
Advertisement

TRENDING