Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha tregon pse Malltezi u arrestua në Rinas

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje nga arrestimi i Jamarbër Malltezit në Rinas. Ai tha se policia i druhej një arratisje të mundshme, për shkak se Malltezi kishte fikur telefonin, ndaj arrestimi u krye në Rinas. “Prokuroria e ka bërë kërkesën në datën 15, gjykata e ka mbajtur për pesë ditë dhe të premten ka vendosur arrest me burg për Malltezin. Detyrim paraqitje për Berishën dhe Bektashin. Në datën 20, vendimi i është komunikuar Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit ka filluar përpjekjet për lokalizimin e Malltezit dhe rreth mbrëmjes, telefoni që ka patur policia që përdorej nga Malltezi është fikur.  Në atë moment policia kishte frikë se ai mund të largohej. Pra telefoni zyrtar i Malltezit ishte fikur dhe të shtunën policia nuk ka patur adresë, ka kërkuar në disa adresa. Ndërkohë në Facebook vijonte komunikimin. Ai kishte qenë në Vlorë dhe më pas ka ardhur në Tiranë. Arrestimi është bërë në Rinas, në kohën kur ka vajtur për të pritur bashkëshorten. Ndalimi është bërë para se bashkëshortja të zbriste nga avioni. I është bllokuar edhe një aparat celular, që është dërguar në laborator.  Ndërkohë, vendimet që ka marrë gjykata, janë miratuar dy nga vendimet. Malltezi do të qëndrojë në arrest me burg”, tha Artan Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Advertisement