Connect with us

Aktualitet

Artan Hoxha zbulon çfarë “fshihet” pas “fytyrës” së re të selisë së PD-së

Gazetari Artan Hoxha tha se selia e Partisë Demokratike është duke u fortifikuar me dyer të blinduara. Hoxha u shpreh se këto janë masa për shkak të paralajmërimeve për datat 5 dhe 8 Janar, ultimatumit të Sali Berishës.

Po fortifikohet në tërësi sistemi i mbrojtjes së godinës. Pjesa e xhamave nga brenda janë vendosur kangjella nga jashtë adeziv. Nëse tenton të thyesh xhamat ke kangjellat dhe dy dyert e brendshme janë vendosur dyer të blinduara.

Në parkingun që ka qenë i lirë hyhet vetëm me autorizim dhe hyjnë vetëm makinat e drejtuesve. Ata që e administrojnë sot godinën thonë që ne kemi marrë masa”, shprehet Hoxha te Opinion.

Punimet në selinë e PD-së nisën mesditën e djeshme. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë janë veshur me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD, por sipas gazetarit Hoxha kjo nuk është rastësi, por janë masat që po merren pas ultimatumit të Sali Berishës, që i ka vendosur afat Lulzim Bashës që të largohet nga selia deri në 5 Janar, në të kundërt, ish-kryeministri paralajmëroi se “do ta nxjerrim butësisht në 8 janar”.

Evi Kokalari, mbështetëse e Sali Berishës dhe pjesë e komisionit të përkohshëm të rithemelimit të PD-së ka reaguar përmes një postimi në Facebook pasi selia blu ndryshoi pamje me hyrjen e vitit të ri duke veshur xhamat dhe derën kryesore me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD-së.

Por Kokalari e lidh me ultimatumin e 5 Janarit dhe protestën e 3 ditëve më pas duke deklaruar se Lulzim Basha ka instaluar dyer të blinduara dhe xhamat, sipas saj i ka mbuluar që të mos dallohen “ushtarët e armatosur” brenda.

Mbështetësja e Berishës ka edhe një paralajmërim për kryedemokratin lidhur me atë që mund të ndodhë në protestën e 8 Janarit, nëse Lulzim Basha nuk lë selinë pas 2 ditësh

“Lulzim Basha ka installuar dyer të blinduara dhe ka mbuluar të gjitha xhamat që të mos dallohen ‘ushtarët e armatosur’ brënda. Dy konkluzione mund të nxjerrim me këto veprime;

1- Lulit i ka hypur frika në palcë nga protesta paqësore e 8 Janarit

2- Luli po tregon karakterin e tij diktatorial ku i ka thënë vetes do ta mbaj selin peng me dhunë.

Nëse në 8 Janar ka trazira apo një Shqiptar plagoset, vijani fajet diktatorëve, dhe në këtë rast, nuk ka kthim mbrapa. Këto janë momentet që si shtetase Amerikane them, Allelujah për Nenin #2 të Kushtetutës Amerikane, që e mbron sovranin nga diktatorizmi qeveritar” shkruan Kokalari.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *