Connect with us

Aktualitet

Arti në zi! Ndahet nga jeta Artisti i Merituar, regjisori Kristaq Mitro

Është ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare regjisori i njohur shqiptar, Kristaq Mitro. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur artisti i njohur, Mevlan Shanaj përmes një postimi në Facebook.

Ai thotë se kanë qenë miq së bashku që nga koha studentore deri në punën e tyre si pedagogë në Universitetin e Arteve. Sakaq, Shanaj i jep ngushëllimet familjes dhe të gjithë miqve të Mitros.

“Lamtumirë Kristaq Mitro, miqësi që nga koha studentore, në një klasë, në një dhomë, deri së fundi si mësimdhënës në Universiteti i Arteve, në degën e regjisë së filmit. Ike duke lënë në ekranin shqiptar si regjisor vepra me sukses të pakontestuara! Ngushëllime familjes dhe gjithë miqëve!”, ka shkruar ai.

Kujtojmë që Kristaq Mitro ishte Artist i Merituar i popullit dhe një regjisor i zoti që gjithmonë ka përfaqësuar Shqipërinë në arena të ndryshme dhe sfida botërore. Ai do të mbetet një nga regjisorët më të famshëm të kinematografisë shqiptare që kanë lënë gjurmë të thella në historinë e filmit shqiptare.

Filmat që Mitro ka realizuar:

  • Një djalë edhe një vajzë (1990)
  • Telefoni i një mëngjesi (1987)
  • Duaje emrin tënd (1984)
  • Apasionata (1983)
  • Njeriu i mirë (1982)
  • Në prag të lirisë (1981)
  • Liri a vdekje (1979)
  • Nusja dhe shtetrrethimi (1978)
  • Dimri i fundit (1976)
  • Tokë e përgjakur (1976)
Advertisement