Connect with us

Pinknews

Artistet shqiptare ‘pushtojnë’ MTV EMA

MTV EMA nuk mund të mos mburret me artistët që do të këndojnë në event. Së fundmi, është raportuar se artistë si Lewis Capaldi, David Guetta, Muse si dhe dy shqiptaret Bebe Rexha dhe Ava Max janë përzgjedhur si interpretuesit e këtij viti. Capaldi do të japë performancën e tij të parë në këtë event.

Ndërsa Max, Rexha, Guetta, Gorillaz dhe Muse po kthehen si interpretues, ata gjithashtu kanë fituar pjesën e tyre të nominimeve këtë vit. Së bashku për hitin më të fundit”I’m Good (Blue)”, Rexha dhe Guetta janë kundër Max dhe DJ holandez Tiësto “The Motto” për bashkëpunimin më të mirë.

 

Advertisement