Connect with us

Kosova

As mish dhe as peshk/ Abdixhiku preferon të qëndrojë në opozitë, pasi në mars ka sërish zgjedhje

Ka per preferencë qëndrimin në opozitë dhe eshte “i vetëdijshëm” se zgjedhjet e reja do të jenë në mars të vitit tjetër kur të vije çështja e zgjedhjes së Presidenti të Kosovës.

Përmbledhtazi këto jane qëndrimet që po ban aktualisht Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku i quajti “premature” të gjitha të thënat dhe pritshmëritë e partive ish-opozitare për një qeveri të përbashkët, duke thënë se “mund të zgjohemi nesër, dhe të votohet qeveria nga LVV-ja” dhe se gjithçka pastaj do të duket qesharake” nga ç’kanë pretenduar Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

I pyetur rreth qëndrimit te tij per te qendruar në opozitë se mbi çfarë rrethanash do të vendoste ai “të mos qëndronte në opozitë” – Abdixhiku tha se në mars të vitit të tjetër “jam i vetëdijshëm” se ka zgjedhje të reja, përkatësisht për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës dhe sipas tij, tani duhet stabilitetit qeverisës…

“Dhe stabiliteti është edhe numër edhe kohë. Ne jemi të vetëdijshëm se në mars shkojmë në zgjedhje” – theksoi Abdixhiku duke potencuar se duhet pritur që të shterrohen mundësitë e Vetëvendosjes si parti që i takon kushtetuetshmërisht të nis përpjekjet për formimin e qeverise se re.

 

Advertisement