Connect with us

Kosova

As plan, as garanci/ “Republika Srpska II”

Kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Senatin Amerikan, Bob Menendez, ka folur për situatën në Ballkan Perëndimor dhe konkretisht  përprocesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Menendez ka thënë se mendon që palët s’janë duke vepruar në mënyrë të barabartë persa i përket ndërtimit të besimit në procesin e dialogut, duke përmendur këtu deklaratat destruktive të presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel dhe planit të implementimit që u arrit në Ohër.

Ai gjithashtu ka thënë se po i bëhet presion i një anshëm Kosovës për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, ndërkohë s’po i bëhet presion i njejtë Serbisë dhe ka përmendur edhe lidhjet e presidentit të Serbisë me Rusinë dhe Putinin.

Menendez gjithashtu ka theksuar se s’ka parë  as ndonjë plan apo garanci që Asociacioni s’do të jetë një “Republika Srpska” e dytë, organizim që po e mban të destabilizuar Bosnje e Hercegovinën.

 

 

Advertisement