Politike
Asambleja e PS, a do të ketë ndryshime në qeveri? Kush rrezikon?
Që në fillim të korrikut, kur Rama u kërkoi ministrave një përmbledhje të punës dhe projekteve, për të treguar pse duhet të vazhdojnë të jenë në detyrëë, ethet në qeveri reflektohet herë në mënyrë qesharake, herë dramatike në sytë e publikut. Në fund të korrikut ministrat dorëzuan dosjet, Rama i mblodhi në Tepelenë për të diskutuar. AJo që i shqetësoi më shumë ministrat, por edhe ata që shpresojnë të bëhen ministra, ishte prezenca e Sekretaëve të Përgjithshëm dhe disa drejtorëve nëpër ministri.
Këta zyrtarë, me profil teknik, janë kërcënimi më i madh për ministrat dhe figurat e tjera të PS, tashmë të konsumuara. Aq më tepër, që strategjia e Ramës, për të rifreskuar imazhin e tij, nuk është vetëm ndryshimi i pamjes, zgjatja e mjekrës, apo ndërimi i çitjaneve. Sa herë ka kriza, ai ndryshon qeverinë dhe e bën këtë duke larguar ministrat më të spikatur, më të diskutuar, ata që janë bërë më shumë objekt i memeve në rrjetet sociale.
Kështu që, kur u shpall data 4 shtator, tempretarurat u rritën, ethet u shtuan, ministrat dolën fare nga vetja. Ministri i Mbrojtjes, shfaqej si parashikues moti nëpër ekrane, duke bërë thirrje për kujdes nga një tufani që nuk erdhi kurrë. Shfaqja e dendur e Peleshit, me emergjencat civile në krah, ishte kulmi i qesharakëzimit të oborrit personal të Kryeministrit, që e ka përqëndruar pushtetin në atë pikë, sa njerëzit rreth tij, të trembur në palcë, mundohen të lexojnë mendjen e shefit, duke analizuar çdo fjalë apo veprim. Sepse askush nuk e di çfarë do të ndodhë të hënën, askush nuk e di a do të ketë ndryshime dhe nëse po, me çfarë kriteri, mbi cilat të dhëna. Askush nuk e di deri në momentin që rama i shpall publikisht, për tu tallur me reagimet e tyre, sepse Partia Socialiste, Qeveria, Parlamenti, Presidenti nuk janë më pushtete, por derivate të pushtetit personal të Edi Ramës, me të cilat ai mund të bëjë ç’të dojë.
Daljet publike të Ramës, me Manastirliun, apo Kushin, lexoheshin si konfirmim në detyrë. Shfaqja e tij me zëvendësministren e Financave, si një konfirmim i shkarkimit disaorësh që i bëri më parë Delina Ibrahimajt. Ministrja e Financave mund të jetë vërtetë e rrezikuar për tu larguar, nëse i gjithpushtetshmi do të vendosë të bëjë ndryshime. Mbështetja politike e Ibrahimajt, është Veliaj, megjithëse edhe vetë Kryeministri ia ka refuzuar disa herë dorëheqjen.
Pushteti i Pavarur që Veliaj ka krijuar në Bashkinë e Tiranës dhe influenca që ka tek Kryeministri e kanë forcuar vazhdimisht pozicionin e tij si pasardhës. Njerëzit e tij tani janë në grupin parlamentar, në qeveri, në parti, si askush tjetër. kështu largimi i Ibrahimajt do të konpensohej me afrimin e dikujt tjetër, për të ruajtur pjesën e pushtetit që i është garantuar. Niko Peleshi mund të jetë një tjetër largim, edhe për shkak të skandalit të hashashit në repartin ushtarak. Skandali i zhdukjes së kontratës së Sterilizimit, mund të ndikojë për mirë tek Manastirliu, që i ka ruajtur të vetët nga SPAK. Skandali i fondeve të AZHBR, mund të lërgojë ministren e Bujqësisë, Frida Krifca. Olta Xhaçka, me shumë halle në Kushtetuese dhe jo vetëm, mund të shpëtojë pas padisë që i bëri Fredi Beleri në SPAK. Largimi i saj në këtë moment do të ishte dorëzim para Belerit. Ministra e Turzimit, me bumin e këtij viti, ndoshta e ka garantuar edhe një vit, derisa të duken prurjet e 2024. Margariti tek Kultura është aty vetëm për dëshirën e Kryeministrit, ashtu si ministret e shtetit që mund të lëvizin vetëm kur t’i dalin atij qejfit. Belinda Balluku, e paprekur deri tani nga SPAK, apo skandalet e mëdha, e pangacmuar nga memet për ligjërimin, mund të largohet nëse Rama do të vendosë të rrisë peshën e Veliajt në Qeveri. Ulsi Manja gjithashtu nuk ka patur asnjë bombë të plasur, por mund të penalizohet nga humbja e Bashkisë së Mirditës, në qarkun ku ishte i deleguar.
Emërimet e sekretarëve që janë parashikuar për nesër, nuk shqetësojnë askënd. Ato janë angari për të uriturit e oborrit, në pritje të posteve qeveritare.
Pavarësisht arsyeve në funksion të publikut, partisë, apo shtetit, të gjitha janë pandehma, që nuk kanë asnjë vlerë. Ajo që ka vlerë për fatin e ministrave është zgjimi i të gjithëpushtetshmit nesër dhe ideja që ai do të ketë për sakrifikimin e disa figurave në funksion të një zhurme që do ta shpërqëndronte vëmendjen nga skandalet dhe do t’i jepte atij një imazh reformatori që nuk plaket kurrë.