LAJMI I FUNDIT
Asambleja kombëtare e PS do të mblidhet më datë 4 shtator
Zhvillime të rëndësishme pritet të sjellë vjeshta në Selinë Rozë, ndërkohë që ‘ethet’ e ndryshimeve në kabinetin qeveritar janë gjithnjë e më të pranishme. NTV.AL mëson se Asambleja kombëtare e PS do të mblidhet më datë 4 shtator.
Në konferencën e pak ditëve më parë Rama la të hapur mundësinë e riformatimit të qeverisë, e megjithatë duhet të presim Asamblenë e PS-së.
“Prisni edhe pak ditë, mbledhja e Asamblesë së PS vjen shpejt” deklaroi Rama më 25 gusht 2023.
NTV.AL mëson në Asamblenë Kombëtare punimet e së cilës do të nisin në orën 16:30, tek kompleksi “Xibraku” në Tiranë
Kjo është mbledhja e dytë e Asamblesë kombëtare të PS-së pas asaj të 26 korrikut 2023 ku u shkarkua i gjithë sekretari i ekzekutiv i PS-së, që do të zëvendësohet emrat e rinj të cilët do të zgjidhen në kongresin e jashtëzakonshëm i cili edhe ky pritet të mbahet në fund të shtatorit.
Në Asamblenë e 26 korrikut, Damian Gjiknuri u shkarkua nga posti i sekretarit të përgjithshëm të PS-së dhe përkohësisht në vend të tij si numri 2 i PS u komandua Blendi Klosi. Bledi Çuçi i cili u shkarkua nga detyra e ministrit të Brendshëm u caktua kreu i ri i grupit parlamentar të PS-së, në vend të Taulant Ballës. Ky i fundit u emërua në postin e ministrit të Brendshëm të lënë bosh nga Bledi Çuçi.
Sekretariati i PS i shkarkuar në Asamblenë e 26 korrikut
1.Sekretar i Përgjitshëm, Damian Gjiknuri
2.Sekretari për Organizimin, Blendi Klosi
3-Sekretari për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Eridian Salianji
4-Sekretare për Burimet Njerëzore Anila Denaj
5-Sekretare për Koordinimin, Blerina Gjylameti
6-Sekretari Dixhital, Etjen Xhafaj
7-Sekretare për Gruan, Etilda Gjonaj
8-Sekretare për Marrëdhëniet me Jashtë, Romina Kuko
9-Sekretari për Migracionin, Laert Duraj
Lajmi ne perditesim..