Rajon
Asfalti shtrohet pas asociacionit/ Daçiç: S’mund të negociohen propozime të reja
Kryediplomati serb Ivica Daçiç ka thënë se Kosova është çështja më e rëndësishme politike dhe e sigurisë për Serbinë dhe se sipas tij nuk është e mundur të negociohet për propozime të reja deri në formimin e tij.
Falë një politike të mençur, ne kemi formuar një pozicion të qartë dhe të vendosur negociues, sipas të cilit nuk mund të ketë negociata për asnjë propozim të ri derisa të formohet Asociacioni i Komunave Serbe” – deklaroi Dacic
Këtë deklaratë, ministri i Jashtëm i Serbisë i bëri pak ditë para takimit në Bruksel në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç që do të takohen më 27 shkurt në kryeqendrën evropiane në kuadër të procesit të dialogut.