Kronike
Asfiksohet nga rrjedhja e gazit në një hotel në Maliq, ndërron jetë 55-vjeçari
Një 55-vjeçar është asfiksuar nga rrjedhja e gazit në një hotel në Maliq. Mësohet se ai u dërgua në spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore. Por fatkeqësisht nuk ia ka dalë mbanë dhe ka ndërruar jetë. Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e plota të rrjedhjes së gazit.