Politike
“Asgjë e mirë dhe e sigurt nuk do të ndodhë në Shqipëri nëse…”, Presidenti Meta del me paralajmërimin e fortë
Presidenti ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale thekson edhe një herë se pa miratimin e ligjit për ‘Referendumin’, asnjë gjë e mirë dhe e sigurt nuk do të ndodhë në Shqipëri.
“Asgjë e mirë, e sigurt, e qëndrueshme, afatgjatë dhe europiane nuk do të ndodhë në Shqipëri, pa u miratuar “Ligji për Referendumin” dhe pa u bërë edhe një ndryshim në Kushtetutën e Republikës: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nuk mund të ndryshohet kurrsesi, as nga 140 deputetë të ligjshëm. Çdo ndryshim duhet të bëhet vetëm me REFERENDUM”, shkruan Meta.