Connect with us

Pinknews

“Asgjë nuk ka mbaruar”/ Motra Berisha të lira, Klea Prenga i tregon pamjet e rënda gjyqtares

Asgjë nuk ka mbaruar për Klea Prengën. Edhe pse dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha janë në masa më të lehta sigurie se ajo “arrest me burg”, modelja nga Mirdita kërkon drejtësi. Kësaj here i është drejtuar me një apel publik gjyqtares së çështjes, Migena Laskës, për të cilën duket se i është futur kërkimeve. Në një reagim në Instagram, Klea Prenga akuzon gjyqtaren e çështjes se i ka hedhur poshtë provat e sulmit ndaj saj.

"Asgjë nuk ka mbaruar"/ Motra Berisha të lira, Klea Prenga i

Është e papranueshme dhe e turpshme që gjyqtarja e rastit tim hodhi poshtë çdo provë të sulmit brutal ndaj meje, përfshirë videon e sulmit të tmerrshëm. Për më tepër, avokati im nuk u lejua të përfaqësojë plotësisht interesat e mia gjatë seancës gjyqësore. Dy kriminelet që duhej të ishin pas hekurave, janë të lira me një dënim qesharak për shkak të korrupsionit që tashmë ka kapur sistemin tonë të drejtësisë. Ky vendim është një fyerje për drejtësinë dhe për të gjithë ata që kërkojnë mbrojtje nga ligji. Nuk do të hesht kurrë përballë kësaj padrejtësie! Çuditërisht emri i kësaj gjyqtareje rezulton edhe në skandale të tjera. Sa e kishte vlerën mëshira juaj zonja Migena Laska? Nuk mund të injorohen regjistrimet e kamerave ku duket qartë se si kriminelet vijnë me qëllim për të më sulmuar, një goditje brutale që mund të kishte përfunduar në humbjen e jetës sime,“-shkruan Klea Prenga.

Prenga rendit si një tjetër provë mesazhin kërcënues që kishte marrë nga Mariela Berisha, e cila i shkruante: Dhuratën e ke nga unë!

Edhe njëherë ajo ka risjellë fotot e xhamave që i kanë nxjerrë nga fytyra mjekët dhe plagët që i kanë mbetur nga sulmi, duke theksuar se nuk do të heq dorë derisa drejtësia të vihet në vend.

“Ky është një skandal i pastër dhe unë nuk do të hesht! Shteti shqiptar duhet të marrë masat e duhura kundër këtij korrupsioni dhe padrejtësie. Drejtësia nuk mund të bëhet viktimë e kërcënimeve dhe manipulimeve,“-shkruan ajo ndër të tjera. Ndërsa thirrjeve të saj për drejtësi i është bashkuar edhe e motra.

"Asgjë nuk ka mbaruar"/ Motra Berisha të lira, Klea Prenga i

Advertisement