Connect with us

Kosova

‘Asgjë nuk ka ndryshuar”/ Kurti merr garanci

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në takimin e fundit që pati në Bruksel ka marrë garanci për marrëveshjen e arritur në Ohër. Ai u shpreh gjithashtu se aty u konfirmua që teksti i marrëveshjes mbetet i pandryshueshëm dhe i panegociueshëm.

Kurti ka folur edhe për lirimin nga detyra të ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Hapi e radhës besoj se do të jetë një takim i yni me ndërmjetësuesit e Bashkimit Europian. Besoj se kjo do të ndodhë gjatë këtij muaji. Pas këtij takimi do të mund të shohim cilët do të jenë hapat tjerë përpara dhe këta hapa do të jenë vetëm për zbatimin dhe sekuencimin e zbatimit” – deklaroi Kurti per gazetaret ne Prishtinë

Advertisement