Connect with us

Kronike

Ashensori bie 5 kate, plagoset çifti në Tiranë

Një çift bashkëshortësh 56 dhe 55 vjeç mbetën të lënduar në zonën e Astirit pasi ashensori me të cilin po ngjiteshin për në katin e 5 pësoi defekt dhe në mënyrë graduale zbriti duke u rrëzuar në katin 0. Si pasojë e përplasjes 56 vjeçari Sinan Kazani së bashku me bashkëshorten Selvien pësuan shembje dhe ndodhen ne spital jashtë rrezikut për jetën. Nga ekspertimi I kryer nga Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut ka rezultuar se ashensori është dëmtuar nga mbipesha. Kapaciteti I tij ishte maksimumi 3 persona ndërsa familja Kazani të cilët jetonin me qira në zonë ishin future 5 persona në ashensor. Banorët pranojnë se nuk kanë qenë të kujdesshëm në përdorimin e ashensorit duke transportuar me të mobilje dhe elektroshtëpiake. Ashensori ku ndodhi incidenti ku mbetën të lënduar 2 persona është nxjerrë jashtë funksionit nga Inspektorati Shtetëror I Mbikëqyrjes së Tregut. Por jo vetëm ky ashensor është i rrezikshëm për përdoruesit e tij. Top Channel mëson se në të gjithnjë vendin janë funksionalë rreth 15 mijë ashensorë por vetëm 1200 janë të regjistruar dhe që përmbushin të gjitha kushtet e sigurisë. Shumë ashensorë mirëmbahen nga vetë banorët duke iu bërë servis nga persona të pa certifikuar nga shteti. Administratorët e pallateve kujdesen të kryejnë kolaudime periodike por të pa regjistruara në Inspektorarin e Mbikqyres së Tregut.

Advertisement