Kronike
Ashensori i “Orange Club” i merr jetën 18-vjeçarit në Sarandë
Mbrëmë tek Orange Club në Sarandë humbi jetën një 18-vjeçar i cili punonte si kamarier në këtë klub. Ngjarja sipas raportimeve në redaksi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate. Një qytetar për JOQ shkruan se të pranishmit në klub kanë qenë duke pritur këngëtarët të dilnin në skenë, teksa ka shkuar ambulanca. Dëshmitarët nga vendngjarja bëjnë me dije se të riun e ka kapur ashensori duke i këputur kokën.
Qytetari: Ishte sh e dhimbshme po prisnim te dilnin këngëtarët ne skena kur filluan tu bërtit stafi erdhi ambulanca e nxorën te shkretin pa jete gjynah djali ri kjo eshte jeta se dim kur e kemi.
Njoftimi i policise
Sarandë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale ”Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin L.A., 43 vjeç, banues në Sarandë si dhe shpallën në kërkim shtetasin S.I., 37 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i 43-vjeçarit dhe shpallja në kërkim e 37-vjeçarit u bë pasi:
Rreth orës 01:15 minuta të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Nr. 1″, Sarandë, në lokalin në pronësi të shtetasit S. I., është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë shtetasin A. D., 17 vjeç, (ndihmës/kamarier në këtë lokal). Për pasojë, 17-vjeçari ka humbur jetën.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 43-vjeçari i arrestuar kishte montuar ashensorin e lokalit ndërsa 37-vjeçari i shpallur në kërkim është pronari i lokalit dhe vijon puna intensive për kapjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” .
Pronari i shpallur ne kerkim Spiro Iliadhi
Viktima Antonio Delilaj