Connect with us

Kosova

ASI NEN MENGEN E TRUMP/ Gjuriç entuziast për Grenell dhe politikën e presidentit amerikan

Në përgjigje të deklaratës se në Gjermani dëgjohet shpesh se Serbia nuk është e mirëpritur në Bashkimin Europian pasi ajo konsiderohet si kali i Trojës së Vladimir Putinit, Ministri I Puneve te Jashtme te Serbise tha se Gjermania është pozicionuar si një nga mbështetësit më të mëdhenj të zgjerimit të BE-së.

Ai theksoi gjithashtu se Serbia do të vazhdojë të punojë me zell për zbatimin e reformave të nevojshme për anëtarësim të plotë në BE deri më 31 dhjetor 2026.

Duke folur per marredheniet e Serbise me Ukraine, Gjuric deklaroi se Serbia ka një qëndrim shumë të qartë për situatën në atë vend.

Ai kujtoi se presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar dheka  biseduar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskiy më shumë se pesë herë gjatë vitit të kaluar dhe se Ukraina vlerëson pozicionin e Serbisë në këtë konflikt.

Në të njëjtën kohë, shton ai, Ukraina mbështet fuqishëm integritetin territorial dhe sovranitetin e Serbisë në lidhje me Kosovën, ashtu si Rusia.

I pyetur se cilat janë pritshmerite e Serbisë nga administrata e re në SHBA, ai kujtoi se Serbia ka gati 150 vjet marrëdhënie diplomatike me SHBA-në dhe se në shumicën e rasteve ka qenë marrëdhënie miqësie, partneriteti dhe aleance.

I pyetur nëse ishte i zhgënjyer që Richard Grenell nuk u bë Sekretari i ri i Shtetit të SHBA-së, Gjuriq shprehu besimin e tij se Grenell do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në politikën amerikane në administrimin e Presidentit Trump.

“Ai arriti të bashkojë palët e Kosoves dhe Serbise rreth idesë së bashkëpunimit ekonomik, zgjerimit të lidhjeve infrastrukturore dhe krijimit të mundësive të reja. Kjo nuk është e mirë vetëm për interesat amerikane dhe serbe, por edhe për interesat gjermane në Evropën Juglindore”, theksoi Gjuriq.

Advertisement