Aktualitet
“Askush nuk do flasë më për të”/ Ish-Ministër i Brendshëm: Derisa vritet një tjetër ‘Martin’
Një ditë më parë, vetëm 150 metra nga shkolla ku mësonte në qendër të Tiranës, Martini një nxënës 14-vjeçar u godit për vdekje me thikë nga një bashkëmoshatar i tij, pasi një zënke që kishin patur.
Ngjarja është pasuar nga reagime të shumta, ndërsa jeta e të miturit u pre në mes nga 6 goditje thike, një prej të cilëve duket se ka qenë fatale, pasi i ka prekur zemrën.
Gazetari Luan Rama, ish-ministër i Brendshëm rreth dy dekada më parë, në një postim në rrjetet sociale, shkruan “dje dhe sot të gjithë folën për Martinin. Fjalën e kanë marrë edhe deputetët në Kuvend. Të ftuarit folën në studiot televizive. Ata do të flasin edhe nesër. Të hënën askush nuk do të mbahet mend më për të. Derisa vritet një tjetër Martin. Jo pranë një shkolle, diku tjetër në ndonjë rrugë apo rrugicë të qytetit, ku askush nuk ka frikë të ecë me thikë ose armë në dorë. Fatkeqësisht, këto janë modelet që shoqëria jonë ofron pa frikë dhe “bujari” kriminale. Portalet dhe ekranet janë të mbushura me këto modele. Modele dhune, perversiteti, abuzimi dhe përfitimi kriminal. Shkolla ka dështuar. Ajo ka dështuar në misionin e saj. Ka rënë kulti i librit dhe i mësuesit. Dominon kulti i të fortit. Dhe i forti të vjen me thikë në dorë dhe të merr jetën. Mënyra jonë e reagimit, qasja dhe mungesa e reflektimit janë dëshmi se ne të gjithë kishim gisht në vrasjen e Martinit. Gjuha e urrejtjes, dhuna, indiferenca, fanatizmi, supremacia, e kanë vrarë njeriun brenda njeriut”.
Nga Luan Rama
Është ora 15:00. Natën e së martës. Data: 19 Nëntor, 2024
Trupi i katërmbëdhjetë vjeçarit Martin u varros përjetësisht në varrin e zi.
Kali arrin deri te kupa e qiellit. Kjo është nëna e Martinit. Vetëm dhimbja e nënës mund ta çojë atë në pafundësi dhe të nxjerrë nga shpirti klithmat e dhimbjes për djalin që nuk do të ketë më.
Të gjithë të tjerët qajnë në heshtje. Cockles, pa fjalë. Dhimbja është përtej fjalëve. Kali i dhimbjes shkon në kupën e qiellit kthehet në tokë. Na thithin, na thithin të gjithëve.
Janë mbushur plot me njerëz. Kodi i ndarjes dhe nderimit të dhimbjes së njëri-tjetrit na bashkon. Është e shenjtë.
Shumica janë nga Martaneshi, prej nga janë prindërit e Martinit.
Ata erdhën në Tiranë si shumë të tjerë me ëndrrën për të jetuar në kryeqytet. Për fëmijët. Që ata të jetojnë më mirë. Për t’u rritur më mirë. Për t’u edukuar më mirë. Sepse më mirë të jetosh në Tiranë sesa në Martanesh…
Edhe varfërinë e tyre e bartën me vete. Dhe mbi varfërinë ata ndërtuan jetën e tyre. Dhe ëndrrat. Me ndershmëri dhe mirësi. Njerëz punëtorë dhe të heshtur të dy prindërit e Martinit. Siç janë dhe siç njihen në krahinën e dy familjeve të tyre Canes dhe Deliaj.
Erdhën në Tiranë dhe Tirana i vrau. Tirana u bë varri i Martinit të tyre.
Vdekja në çdo rast është e rëndë. Vdekja e Martinit është edhe më e rëndë. Sepse ai nuk ka vdekur vetëm në familjen Martin. Ai është vdekja e një shoqërie në krizë ku njeriu bëhet i pavlerë.
Dje dhe sot të gjithë folën për Martinin. Fjalën e kanë marrë edhe deputetët në Kuvend. Të ftuarit folën në studiot televizive. Ata do të flasin edhe nesër. Të hënën askush nuk do të mbahet mend më për të. Derisa vritet një tjetër Martin.
Jo pranë një shkolle, diku tjetër në ndonjë rrugë apo rrugicë të qytetit, ku askush nuk ka frikë të ecë me thikë ose armë në dorë.
Fatkeqësisht, këto janë modelet që shoqëria jonë ofron pa frikë dhe “bujari” kriminale. Portalet dhe ekranet janë të mbushura me këto modele. Modele dhune, perversiteti, abuzimi dhe përfitimi kriminal.
Shkolla ka dështuar. Ajo ka dështuar në misionin e saj. Ka rënë kulti i librit dhe i mësuesit. Dominon kulti i të fortit. Dhe i forti të vjen me thikë në dorë dhe të merr jetën.
Mënyra jonë e reagimit, qasja dhe mungesa e reflektimit janë dëshmi se ne të gjithë kishim gisht në vrasjen e Martinit. Gjuha e urrejtjes, dhuna, indiferenca, fanatizmi, supremacia, e kanë vrarë njeriun brenda njeriut.
Martin ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç.
Ishte dje në shkollë.
Tani ai është në varrin e tij.
Dje ishte gëzimi dhe ëndrra e bukur e prindërve të tij.
Sot është vdekja e tyre, është ëndrra e varrosur përgjithmonë.
Thika që vrau Martinin është mes nesh. Të gjithë ia kemi mprehur nga pak tehun. Nëse nuk e thyejmë të gjithë së bashku, ajo thikë do të vrasë përsëri!