Kosova
Askush nuk i beson më Albin Kurtit/ Qeveria më e mundshme është me mandat të kufizuar

Profesori universitar dhe ish-diplomati Blerim Canaj tha se është e vështirë të pritet që Vetëvendosja të mund të formojë qeveri me njërën nga partitë opozitare, sepse sic u shpreh ai, “askush nuk i beson më Albin Kurtit”, prandaj ka shumë gjasa që të bëjnë koalicion që do të zgjasë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.
“Një koalicion opozitar është i mundur. Asnjë prej tyre nuk ka mjaftueshëm deputetë më vete dhe nëse bëjnë koalicion, ka shumë mundësi që pas nje viti të kemi zgjedhje të reja për shkak të zgjedhjeve presidenciale. Është një ngërç për të gjitha palët” – deklaroi Canaj
Ai saktësoi gjithashtu se liderët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e kanë thënë qartë se nuk duan koalicion me Vetëvendosjen. Megjithatë, ai nuk e përjashton mundësinë që përfundimisht koalicionin ta bëjë Lidhja Demokratike e Kosovës, lideri i së cilës Lumir Abdixiku nuk ka qenë aq vendimtar ne deklarata deri më tani.
“Është e mundur, por nuk mund të themi se është 100 për qind i gatshëm sepse Kurtit nuk mund t’i besohet. E dimë se si ka qenë koalicioni me LDK-në herën e kaluar: – theksoi analisti nga Kosova.
I pyetur se sa ndikim mund të kenë përfaqësuesit e komuniteteve pakicë, ai kujtoi se Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë se ata duhet të jenë pjesë e pushtetit ekzekutiv.
“Mendoj se opozita është më konstruktive, veçanërisht në raport me minoritetin serb në Kosovë. Ata i shohin gjërat ndryshe. Së paku, kjo është përshtypja ime se ata nuk duan t’i përdorin pakicat vetëm për qëllimet e tyre politike, por duan integrimin real të minoritetit serb në institucione, por edhe në jetën në Kosovë. Prandaj mendoj se opozita është më konstruktive kur bëhet fjalë për minoritetet, veçanërisht për komunitetin serb” – u deklarua i bindur Canaj

