Kosova
Askush për sulmin në Banjskë nuk është arrestuar, pse po heshtet
Themeluesja e Fondacionit për të Drejtën Humanitare, aktivistja Natasha Kandiç ka thënë se Serbia nuk ka asnjë arsye të mos e pranoj Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe k bërë thirrje që të mos glorifikohen kriminelët. Ajo gjithashtu ka theksuar se asnjë nga agresorët e sulmit në Banjskë nuk është arrestuar.
“Sinqerisht nuk ka asnjë arsye që Serbia të mos e pranoj rezolutën për gjenocid dhe që të mos e respektoj Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit ndaj Viktimave. E tëra, do të thosha, është vendim politik që nuk është shumë racional. Unë shpresoj që një ditë pushtetarë të tjerë në Serbi do kenë mendim krejt ndryshe, do ta respektojnë këtë ditë dhe do ta pranojnë si diçka të rëndësishme, meqë diçka e rëndë ka ndodhur. Kjo do të duhej të shënohej, të kujtohet, në mënyrë që asnjëherë më të mos përsëritet. Unë nuk e shoh asnjë arsye të vetme që kjo ditë të mos pranohet edhe nga qeveritarët aktual në Serbi, pasi që janë marrë vendime të shumta penale që dëshmojnë bazuar në dëshmi të numërta, fakte të konfirmuara, se në Srebrenicë është kryer gjenocidi në korrik të vitit 1995. Këto janë fakte gjyqësore që duhet respektuar.“- ka deklaruar Kandiç duke shtuar se Qytetarët duhet të kërkojnë nga politikanët pjekuri pasi kemi akte dhe veprime të përditshme armiqësore.
“Në lidhje me Kosovën, problemi qëndron tek fakti se Serbia, bazuar në faktet e Hagës nuk po ngre aktakuza ndaj atyre që janë përgjegjës. Por, që Kosova të filloj ndonjë proces, nuk ka hapësirë. Zgjidhja e vetme është që të vendoset bashkëpunimi i institucioneve të drejtësisë në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe të marrin fund veprimet e njëanshme juridike që askujt nuk i sjellin të mirë, por që përmes bashkëpunimit, sa ende ka kohë dhe dëshmitarë, veçanërisht në Serbi të fillojnë proceduat kundër numrit të theksuar të pjesëtarëve të policisë dhe ushtrisë, që ishin në pozita të larta gjatë luftës, veçanërisht gjatë 78 ditëve kur forcat serbe po shfrytëzonin bombardimet e NATO-s për të kryer krime lufte”- theksoi Kandiç dukr shtuar se ende Banjska nuk është sqaruar… “Do duhet të ketë proces gjyqësor ndaj përgjegjësve, pasi askush lidhur me ngjarjen nuk është arrestuar, nuk ka aktakuza. Nga pala serbe ka vetëm heshtje, por as bashkësia ndërkombëtare, në fakt Bashkimi Evropian nuk po e flet për këtë çështje.”- potencoi Kandiç.