Connect with us

Pinknews

“Askush s’e dinte…”, Marina Vjollca flet për herë të parë, për krizën në marrëdhënien me Getoar Selimin

Moderatorja Marina Vjollca, ka folur si rrallë herë për vështirësitë që ajo ka hasur gjatë periudhës së shtatzënisë, pasi ka rrezikuar të humbasë foshnjën. Marina e ftuar së fundmi në podcatin e Alketa Vejsiut, ka folur dhe për ulje-ngritjet e marrëdhënies së saj me reperin Getoar Selimi, i cili, siç tregoi ajo, kaloi një sëmundje teksa çifti prisnin fëmijën e tyre të parë të vinte në jetë.

Marina është shprehur se pavarësisht sëmundjes e cila po i lodhte, ajo vazhdoi të punonte duke ja dalë të shpëtonte edhe shtatzëninë, e cila muajt e fundit rrezikonte të humbte.

“Periudha që unë u bëra nënë ka qenë një nga periudhat më të vështira në jetën time, për shkak të situatës familjare që përjetova me Getin dhe sëmundjen e tij. Pavarësisht kësaj, unë e gjeja forcën në vetvete dhe thashë që duhet të vazhdoj të punoj. Nuk ndala ritmin dhe vazhdova përpara. Kjo ka qenë një nga arsyet që unë jam bërë më e fortë. Askush në atë periudhë nuk e dinte se çfarë unë po përjetoja,”-u shpreh moderatorja.

Dyshja janë prindër të një vajze, Marget.

Advertisement