Sport
Asllani bind pas pushimit/ Mesfushori kuqezi luan sërish titullar në Inter-River

Sërish pati më të mirë në fushë se ai, veçse bindi më shumë.
Kristian Asllani po na duket vërtet si një ndër lojtarët kryesorë të Interit, pasi trajneri Kristian Kivu, I dha për herë të tretë radhazi rolin e titullarit në Kupën e Botës për Klubet.
Mesfushori I kombëtares shqiptare e nisi nga minuta e parë duelin ndaj River Plejtit, të cilin italianët e fituan 2-0, dhe ndryshe nga dy sfidat e mëparshme, mbeti në fushë deri në fund.
Njëzetedyvjeçari shërbeu topin për golin shumë të bukur personal shënuar nga Bastoni në minutën e tretë shtesë të ndeshjes, ndërsa më herët për zikaltërit kishte realizuar Pio Espozito në 72’.
Vlerësimet për yllin kuqezi ishin thuajse identike dhe nota ishte 6.
“Eurosport” komenton se ai alternoi momente të një ritmi të lartë, me momente kur zhdukej fare nga ndeshja, ndërsa shton se padyshim luajti më mirë në pjesën e dytë.
Nota 6, dhe pa komente nga dy media të tjera si “Sky News” dhe “Goal.com”, të cilët veçuan më mirë sesa Asllanin të tillë si Bastonin, Pio Espozito apo Suçiç.
Kroati hyri në pjesën e dytë dhe luajti shumë mirë duke treguar klas të vërtetë.
Interi ishte gjithashtu më lart pas pushimit, duke krijuar raste, por sidomos Lautaro Martinez gaboi shpesh.
River Plejti mbeti me 10 vetë në 66’ kur doli me të karton të kuq Martinez Kuarta, dhe më pas fitorja zikaltër ishte vetëm çështje kohe.
Nënkampionët e Europës duket se janë kthyer vetvetja, por prova e radhës është serioze, I pret Fluminense braziliane në 30 qershor në Orlando.
Ndërkaq, mesfushori I Shqipërisë do të vazhdojë të jetë titullar.
Kjo, sepse Hakan Çalhanoglu është kthyer në Europë për shkak dëmtimi, dhe nuk do të jetë më në Botërorin e Klubeve.
abc.news

