Politike
Përfundon procesi i numërimit në Belsh, ja cila parti del fituese

Numërohen 39 qendrat e votimit në Bashkinë e Belshit. Fituese edhe në këtë Bashki është Partia Socialiste me 4662 vota, me shumë se 2000 vota diferencë me opozitën. Partia Demokratike ka grumbulluar 2722 vota, ndërsa koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet”, ka grumbulluar 254. Ndryshe nga qarqet e tjera, në këtë Bashki, ka marrë vota (më shumë se në Bashkitë e tjera) edhe koalicioni Euroatlantik, duke siguruar 215 të tilla.
REZULTATET PËRFUNDIMTARE:
1. Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore PD-ASHM 2722
2. Lëvizja Bashkë BASHKE 60
3. Lëvizja Atdheu LA 14
4. Partia Koalicioni Euroatlantik KEA 215
5. Partia Socialiste e Shqipërisë PS 4662
6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet NISMA-SHB 254
7. Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare AKSH 16
8. Partia Aleanca Demokracia e Re ADR 7
9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim DZH 9
10. Partia Mundësia MUNDESIA 98
11. Partia Socialdemokrate PSD 123

