Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Daçiç prek në sedër ndërkombëtarët

Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ka deklaruar se qëndrimi i Serbisë është i qartë, se nuk do të bëhet asnjë hap, derisa nuk formohet Asocacioni i komunave me shumicë serbe, që sipas tij është një test besueshmerie për ndërkombëtarët

“Presidenti Vuçiç ka thënë qartë se jemi pajtuar të zbatojmë principet e vijave tona të kuqe, të cilat i kemi i kemi paraqitur”, tha Daçiç

I pyetur nëse do ta pranojë Serbia anëtarësimin e Kosovës në BE, ai u përgjigj se “nuk na pyet askush për asgjë në BE, sepse ne nuk jemi anëtare”, por gjithashtu deklaroi se Serbia është dashur të bëhet anëtare e Unionit shumë kohë më parë.

Përsa i përket qëndrimit ndaj Rusisë, Daçiq tha se nuk duhet harruar se në vitin 1948, Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë u tërhoq nga të gjitha paktet me Bashkimin Sovjetik, ndryshe nga vendet e Evropës Lindore që tani janë në BE dhe që asokohe bënin plane për sulm të armatosur ndaj Jugosllavisë për shkak të konfliktit me Moskën.

Ai kujtoi se një vit më parë, Serbia konfirmoi qëndrimin e saj në Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe dënoi shkeljet e integritetit territorial të çdo vendi, përfshirë Ukrainën, por nuk iu bashkua masave kufizuese kundër Moskës.

 

Advertisement