Connect with us

Rajon

Asociacioni/ Dodik fut hundët dhe grindet

Kreu i Republika Srpska-s në Bosnjë, Milorad Dodik është përzirë, si zakonisht, në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Ai e ka quajtur kriminel ish-ndërmjetësin ndërkombëtar në Bosnjë e Hercegovinë dhe më vonë ish i dërguari special i BE-së për Kosovën, Wolfgang Petritsch

“Shkelja e marrëveshjeve ndërkombëtare është vepër penale dhe kriminelët si Petrisch nuk duhet t’i japin mësime askujt. Përsa i përket Asociacionit të Komunave Serbe, ajo nuk është shoqatë e qytetarëve siç sugjeron Petrisch. Sipas Marrëveshjes së Brukselit, Asociacioni duhet të reflektojë funksionalisht interesat e popullit serb në Kosovë” – , tha Dodik, duke iu përgjigjur diplomatit të njohur i cili tha se “Asociacioni s’duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe as të jetë njëfarë Republika Srpska”, me të cilën tha se “kanë përvojë të keqe”.

“Më vjen keq që kujtimet e tij për Republika Srpska nuk janë më traumatike se ato që ai përshkruan, sepse një ngacmues i tillë ndërkombëtar nuk meritonte më mirë. Të sugjerosh se cilit kamp duhet t’i bindet Serbia dhe rajoni i Ballkanit është një refleks i një menaxheri kolonial që e sheh këtë rajon dhe qasjen ndaj tij përmes asaj që bëri në Bosnjë e Hercegovinë si një përfaqësues i lartë” tha Dodik.

 

 

Advertisement