Connect with us

Kosova

Asociacioni, jo Copy-Paste, por një model kosovar/ Reagon presidentja Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë për “Politico”, ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Ajo tha se  Marrëveshjet e viteve 2013 dhe 2015, nuk e kanë kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese dhe si të tilla janë të pa implementueshme në masë të gjerë

Osmani ka thënë gjithashtu se ajo çfarë ka kërkuar Kosova, është të implementohet e gjithë marrëveshja, duke potencuar se s’mund të ketë përqendrim vetëm tek neni 7 dhe të anashkalohen Nenet nga 1 deri në 6 dhe se Kosova është plotësisht e vetëdijshme për obligimet që ka marrë dhe se ato duhen implementuar.

Kur ka folur për Asociacionin, Osmani ka thënë se janë propozuar disa dispozita se si mund të duket dhe se për një gjë të tillë janë inspiruar nga disa modele. Shefja e shtetit thotë se s’mund të merret një model thjeshtë copy-paste dhe se është e nevojshme gjetja e një modeli kosovar.

“Sepse ti s’mund që thjesht të bësh copy-paste modele dhe të thuash se ky ka funksionuar në shekullin e XIX apo që ka funksionuar në një vend ku s’ka pasur luftë apo që ka funksionuar në një vend që s’kanë një fqinj agresiv si Serbia, që në mënyrë të vazhdueshme përpiqet të minojë pavarësinë” – ka theksuar presidentja Osmani.

Advertisement