Connect with us

Kosova

Asociacioni/ Konjufca i kundërvihet, Osmani sheh rrezik

Vizita e dy senatorëve amerikanë në Prishtinë solli paralajmërimin se kryeministri Albin Kurti tani duhet të ndërmarrë “hapa të vështirë” në dialogun me Serbinë. Ata kanë treguar se u kanë bërë presion krerëve të shtetit të Kosovës që të lëvizin “me shpejtësi” drejt themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke treguar “një nivel të ri serioziteti” në këtë çështje.

Paraprakisht, emisari special i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar tha se duan që puna e zbatimit të marrëveshjes së fundit të kryhet deri në fund të verës. Presidentja Vjosa Osmani ka paralajmëruar rrezik nëse ndërmjetësit do të kërkojnë diçka mes propozimit të Kosovës dhe atij të Serbisë për Asociacionin.

Dy senatorë amerikanë, Chris Murphy dhe Gary Peters erdhën të hënën në Prishtinë ku patën takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca, ku dhe paralajmërun se Kosova dhe Serbia janë para zgjidhjeve të vështira dhe se duhen ndërmarrë “hapa të vështirë”.

Presionit amerikan dhe vënies së afateve  iu kundërvu kryeparlamentari Konjufca, i cili u shpreh se Perendimi nuk mund të kushtëzojë Asociacionin duke e shantazhuar Kosovën.

Nga ana tjeter, presidentja Osmani ka thënë se Kosova nuk iu ikën obligimeve dhe se është problematike nëse BE-ja do të kërkojë diçka ndërmjet asaj që propozon Serbia dhe asaj që propozon Kosova, persa i përket Asociacionit.

Advertisement