Kosova
Asociacioni merr trenin për Berlin/ Sarrazin vendos piketat
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se në Samitin e Procesit të Berlinit nuk është përmendur themelimi i Unionit të Komunave Serbe.
Sarrazin përsëriti qëndrimin e Gjermanisë për Bashkimin e Komunave Serbe dhe tha se Kosova ka mundësi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës, nëse themelon asociacionin.
I pyetur për dinamikën që mund të aplikojë Gjermania në lidhje me themelimin e asociacionit, duke marrë si referencë ndikimin që ka pasur në heqjen e bllokadës së mallrave serbe, Sarrazin tha se këto tema nuk kanë lidhje.
“Ju e dini qëndrimin e Gjermanisë për dialogun, për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Por kjo nuk ishte tema e procesit të Berlinit, të paktën jo këtë vit. “thaemisari gjerman
Kujtojme se për ekspertin amerikan Daniel Server, është e nevojshme të ndryshohet qasja e Perëndimit kur bëhet fjalë për kërkesat për zbatimin e asociacionit
“Konsultimet me kryeministrin e Kosovës janë të nevojshme për një plan të përbashkët për të vendosur sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit të tij. Kjo duhet t’i japë fund frikësimit të Beogradit ndaj serbëve që t’i bashkohen institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe njohjes më të gjerë ndërkombëtare”, theksoi Server.
Ai shtoi se është e nevojshme që SHBA të miratojë zyrtarisht mbështetjen e kushtëzuar për krijimin e një “asociacioni joqeveritare”.
“Këtë Asociacion duhet ta formojnë vetë komunat në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Kushtet duhet të përfshijnë edhe përmbushjen e obligimeve të Beogradit, sipas marrëveshjes që Prishtina ka rënë dakord për themelimin e saj”, potencoi Server.