Kosova
Asociacioni shndërrohet në flakë, profesori në SHBA alarmon
Profesori dhe analisti politik, Binak Maxharraj po kërkon nga Bashkimi Evropian që të bëjnë publik draft statutin e Asociacionit. Ai u shpreh se kjo është detyrë e Bashkimit Europian dhe jo e Kosovës, prandaj kërkon daljen nga ajo që ai e quajti ‘errësira’.
“Qeveria e Kosovës, presidenca por edhe Parlamenti i Kosovës, e kanë detyrë imediate që posa të publikohet ky draft-statut nga BE, le t’i lenë të gjitha punet e “shtëpisë anash” e të merret ekskuzivisht me të në të gjitha nivelet deri në Parlament, me pozitë dhe opozitë të bëhen bashkë dhe të debatojnë për këtë draft statut sepse nga kjo qethje dhe krehje e këtij draft-statuti varet edhe e ardhmja e Kosovës e ne veçanti veriu i saj” – deklaroi Maxharraj. Ai shtoi se, duhet rreth kësaj çështje të akordohen pozitë dhe opozitë, sepse ky është interes kombetar, e jo të mundohen tja lenë fajin njëra tjetrës, “në stilin e Isa Mustafës – “jo unë se bëra Asociacionin, por e bëri para meje Hashim Thaçi”
“Kohë me parë qëndroi në Kosovë pro serbi, ndërmjetësuesi sllovak Mirosllav Lajçak, i cili edhe pse e kishte në dosjen e tij draftin që Unioni Europian po e mban në “arrest shtepie”. Në takim me opozitën, ai ua përplasi draft-statutin në tavolinë Ramush Harajdinajt, Memli Krasniqit dhe Lumir Abdixhikut. Dhe këtu filloi pisllëku. Kopilat opozitarë nisën të dridhen, e kam pare dhe s’e kam pare, krejtë sipas stilit të tyre prej mashtruesish ordinerë” – pohoi analsiti i njohur. Maxharraj tha gjithashtu se, nga mediat në Kosovë por edhe me gjerë ky draft-statut u bombardua ashpër nga njohës të politikës dhe Ballkanit dhe që marrin vesh nga këto punë.
“Çështja e parë është se si na ra nga qielli dhe pse erdhi pikërisht nga ata nga të cilët nuk duhej te vinte. Apo aq më keq a mos jemi aq analfabet ne këtu në Kosovë saqë nuk “dimë” të mbarojmë një draft-statut saqë presim të na e bëjnë të tjerët, të cilin nuk po e bëjnë publik porn ë mënyrë tinxare e sollën përmesndërmjetësuesit pro serb Miroslav Lajçak. Në bazë të të gjitha këtyre marifeteve mediat dhe portalet, analist dhe opinionist, vërshuan me mendimet dhe qëndrimet e tyre duke e lavdëruar apo dhe më shumë duke e sharë këtë draftë-statut, i cili nesër mund të shndërrohet në flake” – potencoi analisti politik Binak Maxharraj.